Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Duka: 4 shtatori ditë e madhe për futbollin shqiptar!

Fitorja e kombëtares A në Bjellorusi e shoqëruar me suksesin e thellë të Shpresave në Austri, ka gëzuar pa masë presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i cili e ka cilësuar 4 shtatorin si një ditë të shënuar për futbollin shqiptar. Me një postim në rrjetet sociale Duka ka falenderuar Shqipërinë e Rejas dhe atë të Bushit për rezultatet fantastike që regjistruan.

POSTIMI I DUKES:

Ditë e madhe për futbollin! #Kombëtarja shpërthen në #Minsk, duke e nisur me triumf Nations League. Një fitore mëse e merituar 0-2. Bashkë me suksesin historik të ekipit Kombëtar U21 me rezultatin 1-5 në Austri janë dy rezultate që e rikthejnë 4 shtatorin përsëri në një datë për t’u mbajtur mend. Futbolli sërish na bën krenarë si komb! Është një moment që duhet ta shijojmë të gjithë, duke shikuar vetëm përpara. Faleminderit djem kuqezi (Kombëtare & Shpresa), faleminderit të gjithëve për mbështetjen!

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...