Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Duka: Bashkëpunimi me Ministrinë si kurrë më parë, futbolli largon fëmijët nga veset

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, fjalën e tij në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve për futjen e futbollit në shkolla, e vuri theksin te frytet që sjell bashkëpunimi mes palëve për edukimin e një brezi të ri më të shëndetshëm dhe më të përgatitur.

“Marrëveshja që do të firmosim siç e sqaroi ministrja, do të konsistojë në hapjen e skuadrave të futbollit në shkolla, është një projekt pilot. Është një insistim i ministres, së rrallë ndonjëherë, në takimin e inaugurimit të shtëpisë së futbollit që pati me presidentin e FIFA-s, Infantino. Ia arriti që ky projekt të zbatohet, në 116 shkolla në fillim.

Futbolli nuk është thjesht një aktivitet, por shumë i rëndësishëm për edukimin e brezit të ri. Ne kemi insistuar, por u desh ky takim i ministres me presidentit të FIFA-s për t’u konkretizuar. Dua ta falënderoj për bashkëpunimin mes stafit të saj dhe të FSHF-së.

Sporti është shumë i rëndësishëm në edukimin e shëndetshëm të brezave, të edukimit të punës në grup. E ka dëshmuar Kampionati Botëror dhe festa e fundit, e ka dëshmuar finalja e Conference League, që u zhvillua më parë në Tiranë. Për këtë kemi një bashkëpunim shumë të mirë, më të mirin e historisë sonë me Ministrinë e Arsimit, për të ndihmuar zhvillimin e futbollit në shkolla.

Si asnjëherë tjetër, këtë vit në Shqipëri do të zhvillohen 10 turne evropiane, që do të thotë se i besojnë trupës sonë.

Projekti që ne po firmosim sot do të shtojë numrin e fëmijëve që merren me sport, duke i larguar nga veset e këqija. Do të jenë nëna më të mira, baballarë më të mirë dhe menaxherë më të mirë për vendin.”

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...