Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Duka dhe Sylvinho urojnë Asllanin për suksesin në Kupën e Italisë

Duka dhe Sylvinho urojnë Asllanin
Duka dhe Sylvinho urojnë Asllanin

Kristjan Asllani, mesfushori i talentuar shqiptar i Interit, ngriti mbrëmjen e kaluar së bashku me skuadrën zikaltër Kupën e Italisë për edicionin 2022-2023. Djaloshi shqiptar ka dhënë kontributin e tij të jashtëzakonshëm përgjatë këtij sezoni me ekipin e Interit, jo vetëm në Serinë A, por edhe në kompeticionet e tjera ku skuadra zikaltër ka marrë pjesë.

Kristjan Asllani bëhet kështu futbollisti i pestë shqiptar, i cili ia doli të provojë edhe këtë sukses, duke fituar Kupën e Italisë. Ndërkaq, djaloshi kuqezi dhe skuadra e Interit kanë siguruar gjithashtu edhe finalen e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë, kundër Manchester City-t.

Lexo edhe:

Cilësitë e larta të futbollistëve kuqezi që luajnë në kampionatet më të rëndësishme në Europë është një lajm shumë i mirë edhe për Shqipërinë e futbollit, që synon kualifikimin në finalet e Europianit 2024.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, trajneri Silvinjo dhe stafi i Kombëtares përshëndesin mesfushorin Kristjan Asllani për këtë triumf të dytë sezonal me skuadrën e Interit, duke i uruar suksese dhe të ngjitet sa më lart në arenën ndërkombëtare të futbollit dhe e mirëpresin për dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë kundër Moldavisë e Ishujve Faroe. Suksesi i Kristjan Asllanit është edhe suksesi i Shqipërisë!

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...