Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Duka: Faleminderit për mbështetjen, na presin shumë sfida

Menjëherë pasi Armand Duka u konfirmua për herë të 5-të në krye të FSHF-së, mbajti edhe fjalën përshëndetëse para anëtarëve të Asamblesë së këtij institucioni, të cilët i falënderoi për mbështetjen.

“Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lumtur për këtë votëbesim. Njëkohësisht ndjehem edhe me më shumë përgjegjësi, pasi duhet të mendoj dhe të punoj për të shpërblyer besimin e palëkundur të anëtarëve të Asamblesë, për të më dhënë një tjetër mandate në krye të FSHF-së. Në 4 vitet e ardhshme na presin shumë sfida dhe objektiva, për ta çuar akoma më lart futbollin në Shqipëri dhe për t’u përfaqësuar denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Duka në fjalën e tij pas triumfit

Më pas, Duka foli edhe për Supersport, ku sërish shprehu mirënjohje dhe falënderime për votëbesimin që i dhanë në Asamble.

“Falënderoj të gjithë ata që më besuan, duke më votuar për një tjetër mandat. Falënderoj edhe ata që nxorën në pah kritikat dhe ju them se i kam mbajtur shënim kritikat e tyre, për t’u munduar t’i bëj më mirë gjërat në 4 vitet e ardhshme”, tha Duka

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...