Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Duka: Finale perfekte, shpresoj që skuadrat tona të na mbajnë sa më gjatë në Europë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e tij në përfundim të finales së Kupës së Shqipërisë theksoi se ajo që Vllaznia dhe Laçi ofruan në këtë përballje është një panoramë e asaj që ka ndodhur përgjatë sezonit.

“Besoj se finalja e sotme ishte në njëfarë mënyrë panorama e gjithçkaje ka ndodhur gjatë këtij viti. Ishte ndeshje perfekte nga të gjithë këndvështrimet, me mbështetjen e dy tifozërive, lojë e luftuar, të dy ekipet ishin të përgatitur. Ishte ajo çfarë ka ndodhur në sezonin futbollistik, në kampionat dhe Kupë.

Ky është futbolli, kur mobilizohesh, kur kontribuon, kur organizohesh, kur bën ekip të mire, bëhesh kampion. Disa vite më pare, si Tirana dhe Vllaznia kanë qenë një kategori më poshtë, sot njëra fitoi titullin, tjetra Kupën. Vllaznia ka qenë ekip simpatik në të dy edicionet e fundit, vjet ishte thuajse kampione deri në minutat e fundit. Unë uroj të bëjnë të njëjtën performancë edhe në garat ndërkombëtare, të na mbajnë sa më gjatë në Europë. Jo vetëm Tirana dhe Vllaznia, por edhe Partizani e Laçi. Të katër skuadrat tona, që do të luajnë në Europë, uroj të kenë sukses dhe të dhurojnë spektakël për Shqipërinë.”

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...