Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Duka flet për mediat greke: Jemi të lumtur të presim finalen e Kupës së Greqisë, por më 19 maj

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, konfirmoi, duke folur për median greke “SDNA” mirëpritjen për të zhvilluar finalen e Kupës së Greqisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, por theksoi se nuk është e mundur të mbahet më 24 maj.

Këngëtari i njohur grek, Nikos Vertis ka mbyllur stadiumin “Air Albania” nga data 23 deri në 26 maj për të bërë të gjitha modifikimet e nevojshme për koncertin që do mbajë në kryeqytetin e Shqipërisë, më 25 maj.

Lexo edhe: 

I kontaktuar nga media greke, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi se finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në datën 19 maj, pasi në 24 maj është e pamundur.

“Ne po përballemi pozitivisht me mundësinë e pritjes së finales së Kupës së Greqisë në Tiranë, do të ishim më se të lumtur ta bënim këtë. Fatkeqësisht, problemi me datat është i Federatës Greke të Futbollit dhe jo i yni. Më 24 maj është e pamundur të luhet ndeshja në ‘Air Albania Stadium’. E vetmja datë e disponueshme nga ana jonë është 19 maji”,-deklaroi Duka.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...