Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Duka: Hetimi për “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit qesharak dhe primitiv

Vendimi i FIFA-s pëe nisjen e hetimeve për mënyrën e festimit të dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në fitoren 2-1 të Zvicrës me Serbinë ka sjellë dhe reagimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në profilin e tij zyrtar në Facebook. Sipas kreut të qeverisë së futbollit shqiptar, ky vendimet i organeve të FIFA-s është sa qesharak aq edhe primitiv:

“Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.

Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd!”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...