Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Duka i çliruar: Po humbja besimin, na presin sfida më të vështira

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh i kënaqur dhe i çliruar për fitoren e Kombëtares kuqezi mbrëmjen e sotme në ndeshjen ndaj Moldavisë.

I kënaqur me rezultatin dhe paraqitjet?
Kisha shumë presion deri në momenti në shënuam, aq sa në një moment humba edhe besimin, pasi nuk po rrezikonim. Megjithatë tani pas ndeshjes jam shumë i kënaqur, pasi shënuam dhe fituam.

A mund të themi që nis një epokë e re?
Kjo ndeshje ishte një detyrë shtëpie për Kombëtaren Shqiptare, pasi edhe në letër jemi më lart se Moldavia dhe duhet të merrnim 3 pikët. Mendoj se kjo fitore do të përmirësojë atmosferën dhe klimën rreth ekipit, pasi vetëm kështu mund të bëjmë mirë dhe të shkojmë lart.

Tani jemi vetëm 3 pikë larg kreut, çka na rrit besimin për kualifikim?
Përpara kemi ndeshje shumë më të vështira dhe punë shumë të komplikuar, por çdo gjë mund të ndodhë. Në grupin tonë nuk ka pasur barazime, ndaj janë krijuar diferenca, por do të ngushtohen hapësirat dhe do të luajmë shanset tona.

Jeni i kënaqur për golin e Cikalleshit?
Jam i kënaqur që zhbllokoi ndeshjen, por edhe që shënoi ai vetë, pasi është një sulmues dhe golat do ta ndihmojnë. Shpresoj të vazhdojë mirë dhe të na dhurojë sa më shumë gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...