Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Duka: Ja pse e zgjodha Rejan, Lenjani…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në konferencën për shtyp të prezantimit të trajnerit të ri të kombëtares shqiptare Edy Reja, shpjegoi para mediave arsyet se përse zgjodhi 73-vjeçarin, ndërsa dha një mendim edhe për rastin Lenjani.

 Zgjedhja e një trajneri ekspert?

“Mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Një trajner me shumë eksperiencë, do të japi atë që ka nevojë ekipi pasi kombëtarja ka futbollistë të mirë që luajnë me ekipe të mira por që kanë nevojë për një trajner ekspert për t’i vendosur në fushë”.

Arsyet që e bindën për të zgjedhur Rejan?“Çfarë kemi biseduar në Shkodër e tha trajneri, por pas ndeshjes i kam kërkuar një opinion nëse e njeh Shqipërinë nëse e ka parë më parë, por pa e menduar. Megjithatë, në atë moment më lindi në ide si kandidat i mundshëm për Kombëtaren.Më pas kemi shkëmbyer telefonata, kemi udhëtuar sëbashku me zëvendëspresidentin Lutfi Nuri, dhe Shulkun, jemi takuar në Bolonja. Ajo çfarë më ma ka bindur më shumë është eksperienca e madhe e Edi Rejas, dhe fakti se kishte shumë informacion për lojtarët e ekipit shqiptar dhe jo vetëm për ata që luajtën në Shkodër”.

Mbi Lenjanin?

‘Në dy këndvështrime nuk do i thoja jo rikthimit të Lenjanit, e para më ka gëzuar shumë mua personalisht dhe të gjithë shqiptarët, E dyta do të kondicionoja trajnerin në zgjedhjet e tij. Ndërsa duhet thënë se Lenjanit i ka shkuar ftesa shumë jashtë afateve”, tha Duka

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...