Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Duka: Luajmë shanset tona për kualifikim, ja dëshira e Rejës

Për mikrofonin e Supersport, para ndeshjes Turqi-Shqipëri foli edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili pranoi rëndësinë e sfidës së sotme dhe theksoi se kuqezinjtë do të luajnë deri në fund shanset e tyre për kualifikim.

E konsideroni finale ndaj Turqisë?
Çdo ndeshje e kombëtares ka rëndësi, po ashtu edhe kjo. Për ne, ekziston edhe një shpresë nëse marrim rezultat pozitiv sot. Edhe pse kualifikimi është shumë pak i mundshëm, duhet t’i luajmë të gjitha kartat në këtë atmosferë të zjarrtë. Më shumë ka turq, por edhe ato do i japin kurajo ekipit tonë.

Ndjeni keqardhje që eliminatoret i nisëm me Panuçin?
Edhe në ndeshjen e parë me Turqinë, ne krijuam raste. Nuk mund të them nëse do ishte Reja, do bënim ndryshe. Mbase po. Nëse do shfrytëzonim rastet, do ishte ndryshe. Tani Turqia kërkon të vulosë kualifikimin, ne kemi 9 pikë dhe kërkojmë shanset tona.

Jemi treguar miqësor me turqit këtu. A ishte surprizë që pati problematika në fillim të ndeshjes?
Ne jemi munduar që të organizojmë gjithçka në mënyrën më të mirë, por federata turke ka zbatuar disa ligje që ka vendosur qeveria turke për sendet në stadium.

Jemi të sigurt që Andorra dhe Franca luhen në stadiumin e ri?
Në nëntor, stadiumi do inaugurohet me dy apo një ndeshjet e fundit, por inaugurimi final do jetë ndeshja e Francës.

Do doje një mbrojtje të mrekullueshme sot, apo një dyshe sulmi që të shënonte?
E vështirë të thuash çfarë dua të zgjedh në futboll. Nëse nuk funksionojnë mirë, as nuk shënon dot, as nuk barazon dot.

4 vite më parë, kualifikoheshim me Armeninë…
Patjetër që është ditë e rëndësishme, sepse na ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në Euro 2016. Uroj të jetë me fat edhe dita sot. Ekipi ka besim edhe sot, por do i tregojë fusha.

Dëshira e Rejas kur fryu qirinjtë…
Më tha se nuk mund të ketë dëshirë tjetër, veçse të fitojë ndeshjen e radhës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...