Featured

Duka: Mungesat s’janë justifikim, “yjet” e Kombëtares, ata që djersitin në fushë (video)

I kujdesshëm në çdo fjalë që thotë, përvoja e gjatë në krye të qeverisë së futbollit shqiptar nuk e lejon të bëjë “gabime taktike”. Armand Duka, president i FSHF-së, e inkurajon në mënyrë ne tij Kombëtaren para ndeshjes me Izraelin. Nuk dëshiron të krijohen alibi me mungesat dhe as të bëjë diferencime mes emrave të Kombëtares. Kur mbrojnë ngjyrat e kombit, janë të gjithë të barabartë. Cilësitë secili duhet t’i tregojë me punë dhe djersë. Në intervistën dhënë për të dërguarin e SuperSportit në Izrael, Sokol Xhihani, Duka foli edhe rinovimin e mundshëm të kontratës me Edy Rejan.

President, jemi para një finaleje, nëse mund ta quajmë kështe, për këtë edicion të Nation League. Herë ia kemi dalë në raste të tilla e herë jo, mendoni së do të jetë mbrëmja jonë me Izraelin?

Futbolli i prodhon këto, disa herë fitore, herë të tjera jo. Nuk mund të themi se është një finale, por një ndeshje e rëndësishme për këtë kompeticion, sepse mund të nga çojë në vend të parë, por edhe në të fundit. Në vend të fundin, në fakt, jo, sepe aty është Rusia. Me dy fitore, ose dy rezultate pozitive, mund të luajmë në Ligën A në edicionin e ardhshëm, në play off për Europianin, luajmë për një short më të mirë, pra do të kishim disa benefite. Skuadra është përgatitur mirë dhe shpresoj ta marrim rezultatin pozitiv në Izrael. Është një ekip shumë i fortë, luan në shtëpinë e vete dhe ka pikë më shumë se ne. Mbase edhe gjendjen emocionale e ka më të mirë, sepse është në krye të grupit. Të shohim, fusha do ta ndajë.

Në asnjë rast në bisedat me futbollistët dhe trajnerin nuk e pranoj justifikimin që kemi mungesa, ata që janë më të mirë janë këtu, kanë nivelin sportiv për të bërë gjithçka mirë në fushë, por na duhet edhe pak fat.

Thatë që nuk i merr parasysh mungesat, por edhe Izraelit i mungojnë lojtarë shumë të rëndësishëm…

Futbolli luhet 11 kundër 11. Në fakt nuk thashë kemi mungesa, por nuk duhet të ndërtojmë alibi me mungesat. Më të mirët janë këtu, si për ne dhe për Izraelin. Futbolli ky është, njeh edhe dëmtimet, edhe kartonët. Nuk mund të luash në një kompeticion me 10 futbollistë, duhet të kemi minimalisht 30 dhe ne i kemi. Diferencat mes lojtarëve në cilësi nuk janë aq të mëdha, kështu që i kemi të gjitha mundësitë për të bërë gjithçka mirë, sikurse edhe Izraeli.

Nëse fitojmë me Izraelin dhe Islandën, a do t’ju vinte në vështirësi Reja për rinovimin e kontratës?

Të flasësh për vështirësi nëse arrijmë dy fitore, është gabim i madh. Do të jetë kulmi i gëzimit tim dhe i çdo shqiptari nëse dalim në vendin e parë. Pa dyshim që do të diskutojmë me trajnerin. Trajneri i Kombëtares, siç e kam thënë, ka bërë një punë shumë të mirë dhe vazhdon ta bëjë atë dhe nëse do të duhet të vazhdojmë në të ardhmen pa dyshim që do të jetë diskutim konsensual mes meje dhe trajnerit. Nuk do të ketë një divorc të sforcuar, pavarësisht nga rezultatet. Dhe kjo nuk do të thotë se vërtet do të ketë një ndarje. Nëse do të jetë dëshira e tij për të vazhduar dhe nëse e sheh se mund ta ndihmojë ende kombëtaren pse jo.

Kur shikojmë që kemi një Broja, sulmues i Chelsea-t, apo Asllanin e Interit, ndiheni ndopak krenar që kjo përfaqësuese ka lojtarë që luajnë në klubet më të mëdha në ligat më të forta?

Që luajnë në ligat e forta pa dyshim që ndihem krenar, si çdo shqiptar tjetër kur diskuton me kolegë apo miq. Ne fakt, kur luajnë në Kombëtare ndryshojnë gjërat. Kush djersit në fushë, është futbollist i mirë, kush jep në fushë është I domosdoshëm për ekipin. E kemi thënë që ky është sport kolektiv, jo individual, por me individë të mirë, bëjmë kolektiv të mirë.

 

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency