Futboll

Duka rrëfehet në “FanZone”, nga vendimet e UEFA-s, te miqësoret e anuluara dhe VAR-i…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka sqaruar në një lidhje me emisionin e ri “FanZone”, në SuperSport, zhvillimet e fundit që ndodhën në mbledhjen e UEFA-s me anëtarët e saj nëpërmjet një videokonference. Kreu i qeverisë së futbollit u pyet edhe për çështje të tjera të futbollit shqiptar dhe Kombëtares.

Kalendari i ri i UEFA-s: Ky ka qenë propozimi i UEFA-s, apo vendimmarrja me kaq njohuri sa ka Europa në lidhje me përhapjen e virusit. Parashikohet që në prill të fillojnë aktivitet sportive dhe të gjitha kampionatet, të mbarojnë brenda qershorit, në mënyrë që të mos ndikohen kualifikueset Champions League dhe Europa League. Edhe Kampionati Europian shtyhet për vitin tjetër, për të mos riskuar për një kampionat pa tifozë. Duke pasur parasysh edhe informacionet që UEFA ka nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nëse do të kemi ndonjë të papritur, do të ketë vendime të tjera dhe lajme të tjera. Ne presim që të respektohet ky skenar.

Respektimi i mendimit të federatave: Patjetër që UEFA kërkoi mendimet e 55 shteteve anëtare për zhvillimin normal të aktiviteteve sportive. Presim që në prill të ketë një njoftim nga UEFA për rifillimin e aktiviteteve, gjithmonë nëse përhapja dhe kontrolli i këtij virusi, janë sipas parashikimit.

Edi Reja: Trajnerët në të gjithë botën ishin të interesuar që t’i zhvillonin ndeshjet miqësore të marsit. Por, fatkeqësisht, janë të detyruar të gjithë të jenë në karantinë dhe të respektojnë kushtet e vëna nga qeveritë respektive dhe Reja po respekton kushtet që ka vënë shteti italian. Personalisht jam i karantinuar pjesërisht, pasi jam i detyruar të lëviz për shkak të angazhimeve.

Kampionati shqiptar: Për momentin, nuk kemi kampionat në Shqipëri, po mendojmë për të ardhmen, si do të jenë aktorët e futbollit në Shqipëri, a do ta kenë të vështirë për t’u rikthyer në ritmet e garës pas këtij izolimi. Sa kanë punuar futbollistët në mënyrë individuale, sa shpejt do të përshtaten për të filluar kampionatin. Kështu që nuk mund të flasim për një kampionat që realisht, është në kushte anormale, në kushtet e një epidemie.

Verdiktet nëse mbyllet sot sezoni: Këtu pastaj do të futemi në hamendësime. Sot, në kongresin elektronik të UEFA-s, u qartësuan gjërat. Jemi në këtë skenar që u miratua, pas kongresit u bë edhe një mbledhje e Komitetit Ekzekutiv. Ne do të mblidhemi për të marrë një vendim tjetër nëse situata nuk përmirësohet. Unë shpresoj që t’i rikthehemi sa më shpejt jetës së shëndetshme dhe sa më shpejt futbollit.

Humbjet financiare në Shqipëri: Normale që nuk është mirë, por, gjithsesi, duhet ta përballojmë. Por që do të ketë impakt ekonomik, patjetër që po. Ka pasur deri më tani, do të ketë edhe më shumë në të ardhmen, pasi po flasim për njerëz që futen në karantinë, punonjësit e kompanive, bizneseve, edhe futbollistët. Ka ndeshje të paluajtura, ka ndeshje pa tifozë. Ka impakt negativ, normalisht.

Miqësoret e Shqipërisë: Kishim dy miqësore, me San Marinon dhe Slloveninë, por jemi detyruar të mos luajmë. Tani duhet të gjejmë mundësinë për të luajtur disa ndeshje para se të rikthehemi në UEFA Nations League. Mendoj se jemi kandidatë seriozë për të pritur finalen e Conference League në vitin 2022, në “Air Albania Stadium”. Ne dhe Greqia jemi ndër kandidatët seriozë.

Sistemi VAR në Shqpëri: Ne kemi shtuar përgatitjet për sistemin VAR, që është pothuajse i detyrueshëm për të gjitha kampionatet. Kemi filluar trajnimet, kemi filluar projektin teknik të investimeve teknike, për IT, edhe sistemeve tjera, me objektivin që sezonin e ardhshëm, të vendosim në funksion këtë sistem dhe në 2022/23, të kemi VAR në të gjithë Superioren.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency