Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Duka: Nuk do të tolerojmë më për licencimet, bashkëpunim me qeverinë për dhunën dhe…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e tij në Asamblenë e Zakonshme, “kërcënoi” klubet se institucioni që ai drejton do të jetë strikt sa i përket kritereve të licencimit, sidomos për impiantet e futbollit.

“Gjatë garave nuk i kemi shpëtuar dhunës apo fiksimit të rezultateve. Duhen hapa cilësorë që hidhen nëse lëmë mënjanë interesat e vogla dhe bashkëpunojmë me të gjithë aktorët. Është i nevojshëm të rishikohet sistemi i licencimit, mbyllja e dy syve, siç ka ndodhur, nuk do të ndodhë më kurrë. Nuk do të ketë impiante të papërshtatshme për të luajtur, nuk do të tolerojmë më diçka të tillë. Dhuna dëmton rëndë produktin tonë, lufta ndaj këtij fenomeni kërkon bashkëpunim më të madh me të gjithë.”

Sa i përket bilancit të arritjeve dhe rezultateve, kreu i FSHF-së e pranoi se Kombëtarja nuk dha atë që të gjithë prisnim në Ligën e Kombeve.

“Kemi bërë shumë gjëra të mira në infrastrukturë, stadiumi kombëtar dhe shtëpia e futbollit janë dy investimet më të rëndësishme që do të jenë shumë shpejt gati. Në Nations League, Shqipëria nuk mori rezultatet e pritshme, që çoi dhe në shkarkimin e trajnerit të kombëtares. Në nivel politik jemi përfaqësuar më mirë në vitin 2018. Janë rritur të ardhurat nga biletat, sponsorët dhe projektet.”

Një pikë e rëndësishme e prekur nga Duka ishte dhe bashkëpunimi me institucionet.

“Fiksimi i rezultateve të ndeshjeve nuk duhet të ekzistojë. Përpjekjet e FSHF-së nuk kanë gjetur mbështetje. Tryeza me qeverinë na jep shpresë për përmirësimin e futbollit, jemi të qartë se ku duam të arrijmë.”

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...