Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Duka për radio “Kiss Kiss”: Mjekët shqiptarë në Itali, veprimi më i bukur

Gjesti i Shqpërisë për t’i ardhur në ndihmë Italisë me 30 mjekë dhe infermierë është përshendetur edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në një lidhje me radio “Kiss Kiss”, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u shpreh:

“Nuk mund ta shpëjtomë Italinë me 30 persona, por tregojmë që jemi afër kombit italian, siç kanë vepruar gjithmonë italianët me ne. Jemi në borxh me popullin italian dhe me këtë gjest kemi treguar se bashkimi është i rëndësishëm. Kam folur me Kryeministrin dhe i kam thënë se ishte veprimi më i bukur që mund të bënte.”

Duka foli edhe për futbollistët e Kombëtares, veçanërisht për Hysajn, për të cilin vëmendja në Itali është e madhe

“Hysaj? Jemi gjithmonë në konakt me futbollistët e Kombëtares. Është një situatë e vështirë për të gjithë ne. Edhe më e vështirë është për futbollistët, sepse në një sport kolektiv socializimi është edhe më i madh. Shpresojmë ta fitojmë këtë luftë.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...