Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Duka për SuperSport: Pas ndeshjes me Poloninë, doja të shkundja ekipin

Armand Duka zv. President i UEFA-s, jehonë edhe në mediat e rajonit
Armand Duka zv. President i UEFA-s, jehonë edhe në mediat e rajonit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dha një intervistë ekskluzive për SuperSport, ku rrëfeu emocionet e konfirmimit në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, situatën në Kombëtare, por edhe garën e fortë në Kategorinë Superiore.

Duke u ndalur te kuqezinjtë, Duka shpjegoi edhe atë reagim pas ndeshjes me Poloninë. Atëherë kreu i FSHF-së deklaroi se ka ikur koha e humbjeve dinjitoze. Ndërkohë për SuperSport tha se deklarata ishte një mënyrë për t’u dërguar mesazh futbollistëve, që në fund të fundit, kemi dalë pa pikë.

Lexo edhe:

“Ishte një reagim jo emocional dhe jo i pamenduar, pasi e bëra të nesërmen e ndeshjes me Poloninë, kur u ktheva në Tiranë. Pashë gjendjen brenda ekipit, atmosferën e stafit dhe delegacionit, tifozëve, etj, të cilët ishin të gjithë të kënaqur. Mua më pëlqen që u krijua një entuziazëm i tillë, por e pashë të arsyeshme që t’i kujtoj ekipit që ne kemi humbur në Poloni dhe nuk mund ta përjetojmë një humbje, si fitore. Ne kemi objektiva të qartë, pasi duam të shkojmë në Gjermani më 2024-ën. Dhe në Gjermani nuk shkohet duke përjetuar humbjen si fitore. Pavarësisht paraqitjes, nuk kemi humbur kot në Poloni. Ajo humbje meriton analizë dhe nxjerrje mësimesh se si të shkohet te fitorja. Për të qenë me këmbë në tokë, kam dashur t’i them ekipit në përgjithësi se ne kemi humbur dhe nuk kemi fituar”, u shpreh Duka.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...