Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Duka: Raportet e FSHF-së me qeverinë të shkëlqyera, shteti po investon në futboll

Në inagurimin e punimeve për ndërtimin e  zyrave të reja të Federatës Shqiptare të Futbollit të cilat do të ndërtohen në ambientet e ish-kompleksit Dinamo përkrah kryeministrit Edi Rama ishte i pranishëm edhe presidenti i FSHF, Armand Duka i cili theksoi se raportet e Federatës Shqiptare të Futbollit me qeverinë janë shumë të mirë dhe një tregues i qartë i kësaj janë investimet e shtetit shqiptar në rikonstruksionin dhe kthimin në dy impiante modernë të stadiumeve Elbasan Arena dhe Loro Boriçi.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar sot që pas shumë vitesh, realizuam ëndrrën tone për të pasur një kompleks të FSHF-së. Një kompleks që nuk ka vetëm zyra për administratën, por ka edhe një mini-stadium me kushte dhe kapacitet 500 vendesh, ku mund të zhvillohet çdo lloj aktiviteti kombëtar dhe ndërkombëtar. Është një investim i FSHF-së me qeverinë shqiptare dhe e gjithë toka na është dhënë falas nga qeveria. Bashkëpunimi që kemi pasur me qeverinë vitet e fundit ka qenë shumë i mirë dhe rezultat i kësaj kemi bërë investime që i kanë ndryshuar faqen futbollit shqiptar. Stadiumi “Elbasan Arena”, stadiumi i Shkodrës dhe ndërtimi i stadiumit të kryeqytetit që do të jetë më i miri në Ballkan, janë shembujt më të mirë. Kemi shumë për të bërë dhe uroj që pas 18 muajsh të jemi bashkë për të inauguruar këtë kompleks që nis punimet sot”, deklaroi Duka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...