Futboll

Duka rrëfehet për “Tuttomercatoweb”, mbron Hysajn dhe vlerëson punën e Edy Rejas

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për medien e njohur italiane “Tuttomercatoweb”, ku ka folur për një sërë çështjesh të ndryshme të aktualitetit në futboll. Nga finalet e kampionatit Europian, te Shqipëria e trajnerit Edy Reja, e ardhmja e futbollistit shqiptar Granit Xhaka e deri te shpërthimet e tifozëve lacialë ndaj Elseid Hysaj, kreu i qeverisë shqiptare të futbollit është rrëfyer pa doreza.

– Të fillojmë me Europianin. Si e keni parë Italinë si kampione të Europës? Historikisht, Italia ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Shqipërinë.

– Ka qenë një Europian i bukur, me shumë cilësi dhe emocione të mëdha në pothuajse të gjitha ndeshjet. Futbolli na riktheu emocione që dukeshin të largëta, stadiume të mbushura me tifozë. Mund ta them se tashmë kemi triumfuar përballë vështirësive të mëdha që të gjithë kaluam dhe po shohim dritë në fund të tunelit.

Pashë një Itali të bukur në të gjitha ndeshjet. Një sukses i madh për skuadrën e Mancinit, i cili pa diskutim është pritur shumë mirë edhe në Shqipëri ku ka një numër të madh tifozësh italian për shkak të dashurisë që kanë për futbollin italian, por edhe për vendin fqinj, me të cilët historikisht kemi qenë shumë të lidhur. Italia tregoi cilësi të shkëlqyera. Tregoi se ka ndryshuar dhe është përmirësuar shumë. Trajneri Mancini ka merita të mëdha, sepse i ka bërë shumë grup dhe shumë skuadër. Futbolli italian meriton nota maksimale për atë që dha në Europian. Suksesi i Italisë i përket Federatës, drejtuesve dhe lojtarëve. Krijuan një skuadër me dëshirë për të fituar. Krijuan një klimë besimi dhe gjithmonë theksonin se kjo skuadër mund të shkojë larg dhe arritën në fund një sukses të merituar.

– Ka pasur edhe skuadra të tjera që shiheshin si favorite…

– Sigurisht që në nisje kishte shumë skuadra që shikoheshin si favorite. Unë personalisht në fillim shikoja Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Anglinë te skuadrat më afër trofeut, edhe për shkak se e ndjejnë shumë fanellën e ekipit Kombëtar. Për mua zhgënjimi më i madh këtë Europian ka qenë Franca, një skuadër që duhet të bënte shumë më shumë dhe ka cilësi të jashtëzakonshme në skuadër. Në nivele kaq të larta nuk lejohet nënvlerësimi ose eksperimenti, dhe Franca bëri pikërisht këtë gjë kundër Zvicrës, një skuadër e vështirë për t’u mposhtur dhe që nuk dorëzohet asnjëherë.

– Italia luajti në finale kundër Anglisë.

– Anglia nuk e besonte se do arrinte të fitonte Kampionatin Europian edhe pse i gjithë opinioni publik dhe tifozët kishin krijuar një atmosferë që trofeu po vjen në shtëpi, por ata nuk e besonin. Belgjika kishte një skuadër të fortë, për shumë shikohej si një nga favoritet kryesore por për mua nuk ishte në listën e favoriteve.

– Roma mund të marrë Xhakën…

– Graniti është një mesfushor i shkëlqyer, me shumë cilësi. Cilësitë e tij u konfirmuan tashmë edhe në kampionatin Europian, ku pamë paraqitje të shkëlqyera dhe një lider që dinte si të drejtonte skuadrën në momente të vështira, si në suksesin kundër Francës. Pa dyshim që do të ishte një vlerë e shtuar për Serinë A dhe për Romën, që besoj se do të zhvillojë një kampionat të mirë këtë sezon.

– Hysaj ka kënduar “Bella ciao” gjatë një pushimi me shokët e ekipit. Dhe kanë shpërthyer një sërë polemikash nga ana e tifozëve të Lacios. Çfarë mendoni?

– Është një çështje shumë serioze kjo që ka ndodhur. Elsi është një lojtar i madh dhe një djalë i shkëlqyer, që nuk e meriton aspak sulmin që i është bërë. Karakteri i tij i fortë do të jetë në gjendje të triumfojë përballë këtyre sulmeve dhe do të bëjë një sezon të madh me Lacion dhe Kombëtaren tonë. Dhuna verbale dhe ajo ideologjike nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e tij. Ato duhet të qëndrojnë gjithmonë larg futbollit.

– Dhe me trajnerin Reja, si po shkojnë punët?

– Me trajnerin Reja po bëjmë një punë të mirë nga të gjitha anët. Ai po ndihmon shumë jo vetëm me Kombëtaren e madhe, por edhe me ekipet Kombëtare të të rinjve, nga U-15 deri tek U-21. Dua të them se edhe me rezultatet po bëjmë mirë. Arritëm të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve, pavarësisht mungesave dhe vështirësive nga Covid-19. Në këtë rrugëtim të ri, e kemi nisur mirë, kemi 6 pikë pas tre ndeshjesh të luajtura, një kundër Anglisë në Tiranë. Duhet të theksoj faktin se shtatori është shumë i rëndësishëm për ne, sepse do të luajmë kundër Polonisë në transfertë dhe Hungarisë e San Marinos në shtëpi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency