Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Duka: Short pozitiv, ja kur do jetë gati stadiumi i ri

Nga 1 deri te 10, presidenti i FSHF Armand Duka e vlerësoi me notën 7 shortin e Shqipërisë për eliminatoret e Euro 2020, duke e cilësuar deri diku pozitiv. Në një lidhje direkte për Supersport, Duka theksoi.

Si ishte ky short?

Nuk kualifikohesh nga shorti, del nga fusha. Duhet të bëjmë mirë në fushë. Për aq sa varet nga shorti, gotën e shoh gjysmë plot, e shoh pozitiv. Imagjino sikur të ishte grupi me Gjermaninë dhe Holandën, do ishte masakrues. Duke menduar këtë, e shoh pozitiv.

Kishit preferenca kur hidhej shorti?

Pasi u hodhën 2 skuadrat e para, nuk doja grupin me Gjermaninë dhe Holandën. Gjithë kokat e grupeve të tjera, janë skuadra të forta, që kanë bërë mirë vitet e fundit. Franca siç është e fortë për ne, do jetë edhe për të tjerët. Mund të konkurrojmë për një vend të dytë. Gjithsesi, ende nuk kemi nisur.

Kosova?

Jam në tavolinë me trajnerin e Kosovës dhe zyrtarë të tjerë, janë të kënaqur që do luajnë me Anglinë, dhe mund të fitojnë edhe në Ëembley.

Stadiumi i ri?

Në mars vështirë të jeti gati, por besoj se do të luajmë aty në qershor.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...