Kategoria e Parë

Duka uron Dinamon e Egnatian: Arritje për t’u krenuar, më gëzojnë projektet tuaja

Dinamo dhe Egnatia triumfuan në grupet përkatëse të Kategorisë së Parë, duke siguruar edhe biletën për të garuar në Superiore sezonin e ardhshëm, ndërsa presidenti i FSHF-së, Armando Duka nuk ka ngurruar t’i urojë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Numri një i FSHF-së thekson se ky sukses është dëshmi e punës së zhvilluar nga stafet teknike e futbollistët, por edhe investimit nga ana e drejtuesve, teksa evidenton faktin që të dy klubet vijnë në Superiore me një projekt afatgjatë, shumë interesant.

Ja urimi i kreut të FSHF-së:
Urime Dinamo, urime Egnatia!
Të dashur miq,
Në emër të Federatës së Futbollit dua t’i shpreh urimet më të përzemërta Dinamos dhe Egnatias për suksesin e arritur në Kategorinë e Parë, e cila u kurorëzua me ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Sukses që duhet t’ju bëjë krenar për punën e zhvilluar gjatë këtij edicioni futbollistik. Kjo arritje është e qartë që vjen pas një pune të madhe, investimi të rëndësishëm dhe sakrifice nga të gjithë lojtarët, stafet teknike dhe drejtuesit e klubeve.

Përpara keni një finale që do shpallë skuadrën kampione të Kategorisë së Parë. Festimi i kësaj arritjeje duhet t’ju japë forcë për të punuar më shumë, për të programuar në mënyrën më të mirë edicionin e ri dhe për t’u përmirësuar më shumë cilësinë sportive në të mirën e klubeve tuaja dhe gjithë futbollit shqiptar. Gjithashtu, më gëzon fakti që Dinamo dhe Egnatia kanë projekte ambicioze në infrastrukturë për të ardhmen që janë të domosdoshme për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe si projekt afatgjatë për të qëndruar në elitën e futbollit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency