Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Duka vlerëson Panuccin: Shqipëria duhet të shkojë Europian

Eliminatoret e fundit të  Rusi 2018 u mbyllën me Shqipërinë në vendin e 3-të, një rezultat historik për kuqezinjtë, që për herë të parë në kualifikueset e botërorit u pozicionuan kaq lart. Në një bashkëbisedim me mediat, presidenti i FSHF Armand Duka bëri një analizë të gjerë të këtij rrugëtimi, duke e cilësuar në total si pozitiv, pavarësisht ndryshimit të trajnerit në rrugë e sipër.

Dy ndeshjet e fundit mund të mbylleshin më mirë nga pikëpamja rezultatit, por në total në këtë edicion, përkufizimin duhet ta japin më mirë ata që mbeshtesin ekipin kombëtar. Do ta konsideroja një edicion pozitiv. Kemi zhvilluar 10 ndeshje, kemi arritur një vend në klasifikim më të mirin e Shqipërisë. Pengjet janë dy ndeshje, ajo me Izraelin në shtëpi dhe sfida e fundit me Italinë ku mund të merrnim një pikë.

Duka u shpreh i kënaqur për punën e trajnerit të ri, Panucci, që sipas tij ka bërë maksimumin gjatë kësaj periudhe që ka drejtuar kuqezinjtë.

Gabimet nuk kanë qenë të mëdha. Ka qenë një paraqitje e mirë, ndoshta një lojë jo e mirë, por futbolli është cinik. Në total është një punë e kënaqshme. Fatkeqësi e tij dhe e stafit të tij që kishte dy kundërshtarë shumë të fortë edhe pse ndoshta e meritonim një pikë me Italinë. 

Nga edicioni i ardhshëm do të fillojë dhe Liga e Kombeve, një kompeticion që jep një mundësi shtesë për kualifikimin në Europian. Shqipëria aktualisht gjendet në vazon C. Numëri 1 i FSHF-së mendon se Shqipëria i ka shanset për të qenë sërish prezente në Europian apo për t’u ngjitur një ligë më sipër.

I kam hedhur një sy ndarjes së grupeve të “Nation League” dhe mendoj se objektivi i Shqipërisë është jo Liga C, ku gjendemi, por Liga B. Ne kemi mundësi reale për të marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në Europian dhe në ndonjë rast në Botëror. Ndeshjet e fundit kanë konfirmuar se Shqipëria është ekip i fortë dhe kompetitiv.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...