Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Dukagjini triumfon në Podujevë/ Haxhihamza hero, pret dy penallti

Dukagjini arriti në Podujevë një fitore të madhe për objektivin mbijetesë. Skuadra e Armend Dallkut triumfoi 0-1 ndaj Llapit falë golit të Iljasa Zulfiut. Ish-lojtari i Laçit në Superiore, tundi rrjetën kundërshtare me kokë në minutat e para të pjesës së dytë.

Ndërkohë, heroi i skuadrës nga Klina ishte portieri Kenan Haxhihamza. 25-vjeçari nga Rahoveci priti dy penallti të skuadrës së Llapit, duke u shfaqur vendimtar në suksesin e jashtëzakonshëm që ka ngjitur Dukagjinin në vendin e tetë me 12 pikë.

Humbja e pestë në kampionatin dardan për Llapin, dhe e dytë radhazi. Djemtë e Batatinës janë shumë larg pritshmërive, teksa renditen në vendin e gjashte me 13 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje të luajtura.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...