Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Dukej si ai Liverpooli i vjetër”, legjenda e The Reds: United ishte skandal në pjesën e dytë

Liverpool mori një fitore madhështore kundër rivalëve të tyre më të mëdhenj në Premier League, Manchester United. Tifozët e The Reds-ave shijuan një mbrëmje magjike në Anfield teksa skuadra e tyre e zemrës triumfoi me shifrat 7-0.

Gjithçka ishte perfekte për Liverpoolin ndërsa pas sfidës një nga legjendat e të kuqve, Jamie Carragher u shpreh se Manchester United ishte skandaloz në fraksionin e dytë të lojës, aty ku pësuan gjashtë gola.

Lexo edhe:

“Manchester United ishte shumë keq në pjesën e dytë ndërsa Liverpooli ishte shumë mirë. Mua mu duk si ai Liverpooli i vjetër sepse në kohët e fundit skuadra e Jurgen Klopp ka vuajtur. Ishte një shok total për United. Kur shoh Liverpoolin me atë performancë, më vjen çudi se si kanë luajtur aq keq në këtë sezon.

Nga ana tjetër është një rezultat turpërues për Manchester United. Tashmë, Liverpool karikohet edhe më shumë për të arritur vendin e katërt dhe duke parë rrjedhën e sezonit, për ta do të ishte një arritje e madhe. Por, nuk do ta kenë të lehtë duke nisur nga ndeshja e radhës në transfertë ndaj Bournemouth”, u shpreh Carragher.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...