Manchester Unnited pësoi një disfatë të rëndë ndaj Brighton në Old Trafford me shifrat 1-3. Skuadra e drejtuar nga trajneri Erik ten Hag nuk po mundet të gjejë vazhdimësinë, ndërsa kritikat kanë nisur të vërshojnë nga të gjitha anët.
Së fundmi, ai që e pëson është Casemiro. Ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë, Gabriel Agbonlahor është ai që kritikon brazilianin ndërsa thekson se ishi i Real Madrid në fushë duket sikur është 45-vjeç.
Lexo edhe:
- VIDEO/ 2023-shi ngjyroset zikaltër, Interi fiton derbin me ‘manita’
- VIDEO/ Muçolli i pandalshëm, i dhuron fitores e radhës Goteborgut
- VIDEO/ City nuk ndalet, super Brighton Në “Old Trafford”! Triumf i çmendur i Tottenhamit
- VIDEO/ Shpërthimi ndaj serbit, Muçi “merr hak” me gol dhe sharje
“U duk sikur Brighton po bënte stërvitje, ndeshja ndaj United ishte thjesht një seancë stërvitore. Kur pashë Casemiron që vraponte në fushë dukej sikur ishte 45-vjeç. Unë jam i mendimit se edhe Maguire e meriton të luaj tek United, meriton mundësinë përkrah Lisandro Martinez”, u shpreh Agbonlahor.
