Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Duket si një skuadër në fundin e ciklit”, legjenda e Liverpool kritik për United

Manchester United pati një start të vështirë të sezonit teksa “Djajve të Kuq” i mungon vazhdimësia në rezultate. Dy fitoret e fundit në kampionat dhe Champions League japin shpresë se situata mund të ndryshojë për të besuarit e trajnerit Erik ten Hag.

Megjithatë, ka edhe nga ata që nuk besojnë te United. Një nga këta është Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i famshëm i Liverpool. Ky i fundit shprehet se United duket si një skuadër që është në fundin e ciklit ndërsa shtoi se në fushë, ekipi luan po njësoj si në kohën kur drejtohej nga Solskjaer apo Mourinho.

“Ten Hag arriti shumë suksese me Ajaxin dhe me një buxhet të ulët. Besoj se ideja që United nënshkroi me të ishte që ai t’i përçonte skuadrës një energji të re, ndërsa pritej që me më shumë buxhet në dispozicion të arrinte edhe më shumë se në eksperiencën e kaluar.

Mendoj se askush nga fansat e United nuk kërkon të fitojë menjëherë brenda një apo dy vitesh, por besoj se kërkojnë një diferencë në taktikë. Unë nuk shoh ndonjë diferencë, më duket sikur skuadra luan njësoj si në kohën kur drejtohej nga Solskjaer apo Mourinho”, u shpreh Carragher.

 

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...