Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Duket sikur do të të vrasë, por sa emocionuese të përballesh me Rudiger”

Lojtarët e Borussias së Dortmundit janë të fokusuar plotësisht te finalja e Champions League përballë Realit të Madridit. Në datën 1 qershor në mitikun “Wembley”, Angli.

Verdhezinjtë kërkojnë të rikthejnë trofeun e madh pas 27 vitesh në “Signal Iduna Park”, por misioni është shumë i vështirë. Sepse përballë janë ekspertët e këtij kompeticioni.

Gjithsesi, gjermanët nuk e njohin fjalën frikë dhe nuk dorëzohen kurrë. Sulmuesi i Dortmundut, Niclas Fullkrug u ndal te rivaliteti me mbrojtësin Toni Rudiger.

Lexo edhe: 

Kundërshtar në finalen e Championsit, shokë skuadre te kombëtarja e Gjermanisë në Euro 2024 dhe miq të mirë jashtë fushave.

Toni është një djalë i mirë, e dua shumë. Më pëlqen edhe sepse është shumë i sinqertë, pavarësisht se agresiv. Ai është i njëjti edhe në seancat stërvitore.

Po flasim për një lider të lindur, lider natyral. Duket sikur do të të vrasë kur e sheh duke ardhur përballë teje… Por i tillë jam edhe unë. Më pëlqen shumë të luaj përballë kundërshtarëve si Toni”, u shpreh Fullkrug.

 

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...