Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dumfries: Stërvitja e parë te Interi ishte një dramë, tani ulem në krah të Asllanit

Erdhi te Interi verën e 2021-shit për të zëvendësuar Achraf Hakimin dhe deri tani e ka bërë më së miri detyrën e tij. Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez Denzel Dumfries, që në një rrëfim për mediat e vendit të tij, ka zbuluar detaje interesante nga stërvitja e parë me fanellën zikaltër.

“Stërvitja e parë me Interin ishte një dramë e vërtetë. Shkova nga hoteli në qendrën stërvitore dhe hapa çantën, por nuk u besoja syve. Kisha marrë dy këpucë të majta. E pabesueshme, por e vërtetë”, tregon duke qeshur Dumfries.

Më pas anësori holandez ka treguar ndihmën që i ka dhënë De Vrij për t’u ambientuar, por ka zbuluar edhe detaje nga dhomat e zhveshjes, si dhe ka vlerësuar disa prej shokëve të ekipit.

“Në fillim ndiqja mbrapa De Vrij, që më ka qëndruar pranë dhe më ka ndihmuar shumë të ambientohem. Tani ulem mes Lautaros dhe Asllanit, në dhomat e zhveshjes. Dzeko është shumë i fortë dhe pavarësisht moshës, të habit me mënyrën si i jep disa pasime. Më pas Sanchez ishte një kënaqësi ta shihje në stërvitje. Ishte më spektakolari”, tha Dumfries.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...