Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Duncan Ferguson debuton me fitore, Evertoni dominon Chelsea-n

Debutim fantastik i Duncan Ferguson në krye të Evertonin në sfidën me Chelsea-n në Merseyside. Trajneri skocez shpërtheu në festë me të tijtë, pas fitores 3-1 me londinezet, që tashmë e kanë shumë të vështirë të bëjnë dy fitore radhazi, duke bërë që ajo ecuri pozitive e fillimsezonit të ngjajë si kujtim i largët.
Pa u mbushur 5 minuta lojë, në “Goodison Park” shpërtheu festa si rezultat i golit të shënuar me prepotencë nga Richarlison. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli të vendasve, por sapo nisi e dyta rezultati u dyfishua falë finalizimit të Calvert-Lewin.
Pak çaste me vonë, Kovacic shkurtoi diferencën në 2-1, duke rritur shpresat e Chelsea-t për një rezultat pozitiv, por gjithçka u bë me e vështirë për londinezët kur Calvert-Lewin realizoi të dytin personal dhe të tretin për Evertonin për rezultatin përfundimtar 3-1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...