Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dunga dhe Kariqi i bashkohen Tiranës, rikthehet edhe Bakaj

Klubi i Tiranës vijon të jetë shumë aktiv në këto ditë të merkatos verore, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar afrimin e tre futbollistëve të tjerë, konkretisht sulmuesin Ismael Dunga, mbrojtësin Kostandin Kariqi dhe një njohje të vjetër bardheblu, si portieri Edvan Bakaj.

Sulmuesi nga Kenia ishte pjesë e Luftëtarit në sezonin e fundit dhe arriti të shënojë 10 gola, ndërsa në fund të kampionatit i përfundoi kontrata me gjirokastritët dhe vendosi të vijojë karrierën në klubin bardheblu.

26-vjeçari shikohet si një futbollist me mjaft vlera dhe nënshkroi për dy sezone me klubin kryeqytetas, ndërsa pritet të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Ardian Mema për përgatitjet verore.

Futbollisti tjetër, 22-vjeçari Kariqi ka lindur në Athinë dhe ka qenë pjesë e skuadrës së Volosit, e cila garon në Superligën greke. Kariqi ka qenë pjesë edhe e kombëtareve të moshave në Shqipëri, duke luajtur tre ndeshje me U19 dhe dy ndeshje me U21.

Sa i përket gardianit 31-vjeçar, bëhet fjalë për një rikthim, pasi Bakaj ka qenë pjesë e bardhebluve edhe në sezonet 2014-2017, ndërsa pas një shtegtimi në Kosovë dhe te Luftëtari në Gjirokastër, vendosi të vijë sërish në kryeqytet.

Pas Torasës, Kale dhe Bathës, Dunga dhe Kariqi janë dy elementë të tjerë që pritet të pasurojnë organikën e bardhebluve, të cilët këtë sezon pretendojnë të luajnë për objektiva madhorë dhe nuk e mendojnë më mbijetesën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...