Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Durim, kështu ishte edhe Tonali”, ish-trajneri i Shqipërisë mbron De Ketelaere

Charles De Ketelare po vuan për t’u përshtatur me futbollin italian dhe deri tani nuk po jep “shkëndijat” që prisnin gjithë tifozët e Milanit. Kampionët e Italisë shpenzuan në verë 32 milionë euro për të firmosur me fantazistin belg.

21-vjeçari numëron vetëm një asist në Serie A, por kuqezinjtë e dinë se viti i parë do të jetë i vështirë dhe ende besojnë te shpërthimi i De Ketelare. Të njëjtin mendim ndaj edhe Christian Panucci, ish-trajneri i kombëtares shqiptare.

De Ketelaere ka nevojë për kohë. Ai vjen nga një kampionat (belg) ku ritmi nuk është shumë i lartë, por është një djalë i ri dhe pritshmëritë janë të mëdha. 

Ai nuk ka arritur ende të shprehë potencialin, por kështu ndodhi edhe me Sandro Tonalin në sezonin e tij të parë me Milanin.

Sot është titullar i pazëvendësueshëm, vrapon për 90 minuta, gjatë dueleve të fundjavës dhe në mesjavë. Sandro është bërë një futbollist i jashtëzakonshëm”, theksoi Panucci.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...