Futboll

Durmishaj hero i Panioniosit, “zverdhet” Lila, “skuqet” Kaçe

Panathinaikos ka arritur të marrë fitoren e parë për vitin 2019 në kampionatin grek, pasi mposhti me rezultatin minimal 0-1 skuadrën e Paneitolikosit në transfertë.

Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga mesfushori i talentuar Bouzoukis në minutën e 32-të, ndërsa si titullar e nisi sfidën edhe mesfushori korçar Ergys Kaçe.

Shtatshkurtri i Kombëtares Shqiptare tregoi edhe njëherë grintën e lartë që e karakterizon, duke u ndëshkuar me dy kartonë të verdhë dhe duke lënë skuadrën me një lojtar më pak, përreth 30 minuta.

Edhe futbollisti tjetër i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila luajti titullar për skuadrën e Janinës, në sfidën që kjo e fundit humbi me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Paokut të Selanikut. Futbollisti kavajas ishte aktivizuar si mbrojtës i djathtë në rreshtimin me 3 futbollistë në këtë repart dhe u ndëshkua me një karton të verdhë.

Fitoren e parë për 2019-ën regjistroi edhe skuadra e Panioniosit, që mposhti Asteras Tripolin me rezultatin minimal 1-0, falë një goli spektakolar të shënuar nga sulmuesi shqiptar Florian Durmishaj. Ky i fundit është një titullar i padiskutueshëm i klubit grek dhe është shndërruar shpesh herë në protagonist me golat e shënuar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency