Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Durmishaj zgjedh përfaqësuesen helene, në Greqi janë të bindur!

Fiorin Durmishaj është gjithnjë e më larg Shqipërisë. 22-vjeçari i cili po zhvillon një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Panionios teksa ka arritur të realizojë 11 gola mes kampionatit dhe Kupës së Greqisë, me shumë gjasa ka vendosur të zgjedhë përfaqësuesen helene në rang kombëtaresh dhe jo atë kuqezi. Mediat në Greqi janë të bindura për këtë madje menaxherët e lojtarit kanë nisur plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm që Durmishaj të jetë pjesë e përfaqësueses greke. Edhe pse ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë 22-vjeçari nga Vlora por i lindur në Athinë dhe rritur në Greqi, tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, që me shumë gjasa nuk do të jetë pro Shqipërisë. Trajneri i Greqisë, Angelos Anastasiadis e ka thënë publikisht se e do 22-vjeçarin në skuadër. Fakti që Durmishaj ka luajtur me U-21 e Shqipërisë  pritet të jetë një problem për grekët, por asgjë që nuk mund të zgjidhet.Në Greqi, janë të bindur se Durmishaj do të luajë për kombëtaren helene. FSHF do të plotësojë disa dokumente “lirimi” dhe Durmishaj do të aktivizohet për kombëtaren bardheblu.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...