Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Duro: Ai gol në shtesë me ka mbetur peng, ishim më të rrezikshëm

Zhgënjimi dallohej lehtësisht në fjalët e trajnerit të Laçit Shpëtim Duro. Finalja e Kupës nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për kurbinasit, por ai gol në shtesë prishi gjithçka. Sipas Duros, pikërisht ky episod fatkeq për Laçin bëri diferencën.

“Kur është finale dhe e humb… E nisëm mirë, shënuan por u barazuam. Pjesa e parë ishte e barabartë, kemi qenë më kërkues se Vllaznia në të dytën. Është finale, që përcaktohet nga episodet. Goli në shtesë patjetër ishte meritë e Adilit, por ishte edhe mospërqendrim fatal i portierit, vendosi fatin e ndeshjes.”

E thashë në pjesën e dytë ishim më kërkues, Guindo ishte kërkues, siç ka qenë gjatë gjithë kampionatit. Por, siç e thashë, ai shpërqendrim na ndëshkoi. U munduam edhe gjatë shtesës së dytë, por finalet të tilla janë, nuk duhet të gabosh.

Pengu i Duros: “Më ngel pishman ai gol i dytë i Vllaznisë, sepse nuk e kishte Vllaznia atë rrezikshmëri. Fjalët tani janë të tepërta, e kemi humbur Kupën.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17. Skuadra e drejtuar...