Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro ankohet sërish: Këtë herë e ka me kalendarin

Trajneri i Flamurtarit u shpreh i kënaqur me 3 pikët në takimin e marra në sfidën me Lushnjën, ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen e skuadrës së tij. Duro pranoi se në Superiore nuk ka më skuadra të lehta dhe se mund të lësh dhe marrësh pikë ndaj kujtdo.

“Sigurisht që ishte një fitore e vuajtur, sepse ndeshjet nuk fitohen në gazeta, por në fushën e lojës. Kategoria Superiore është shumë e ekuilibruar dhe nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë, sepse mund të fitosh me këdo dhe të humbësh me këdo. Gjithsesi, jam i bindur që ne e merituam fitoren, sepse ishim më lart dhe dominues ndaj kundërshtarit”, tha Duro.

Edhe këtë herë, Duro nuk i ndali ankesat, por ndryshe nga herët e tjera, kur në shënjestër përfundonin arbitrat, sot trajneri i Flamurtarit e kishte me kalendarin.

“Lodhja në këmbët e futbollistëve ndikoi edhe në dëmtimin e Bushiçit, por edhe në intensitetin e lojës. Me daljen e kroatit, u detyruam të bëjmë disa ndryshime për t’iu përshtatur kundërshtarit. Nuk jam aspak i kënaqur me kalendarin, sepse ne vinim në këtë takim, 3 ditë pasi luajtëm me Skënderbeun, ndërsa Lushnja kishte 15 ditë që pushonte”, u shpreh trajneri vlonjat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...