Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro debuton me fitore, Kamza mposht Kastriotin

Debutim me fitore edhe në kampionat për Klodian Duron në stolin e Kamzës. Pas dy humbjeve radhazi skuadra nga periferia e kryeqytetit mposhti 2-0 Kastriotin duke regjistruar suksesin e dytë sezonal dhe duke i shkaktuar Kastriotit disfatën e tretë rresht. Në minutën e 13-të malazezi Rolovic realizoi golin e epërsisë për Kazmën dhe të parin për të në këtë sezon, ndërsa pak para fundit të pjesës Masato Fukui gjeti edhe golin e dytë për skuadrën e Duros duke vulosur suksesin e Kamzën që në pjesën e dytë vetëm sa menaxhoi rezultatin. I guximshëm edhe Klodian Duro në këtë sfidë të parë pasi guxoi duke hedhur njëkohësisht në fushë, Rolovic, Plakun, Fukuin dhe Martinenën, 4 lojtarë me tipare të theksuara sulmuese dhe në fund zgjedhjet e tij rezultuan të goditura.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...