Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Duro drejt rikthimit në stol, pranë akordit me kryesuesit e kampionatit

Shpëtim Duro pritet të rikthehet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por këtë herë si trajner i Strugës. SuperSport mëson se ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës është pranë arritjes së akordit me skuadrën shqiptare që kryeson kampionatin maqedonas.

Struga e nisi mjaft mirë sezonin duke patur një ecuri mbresëlënëse në fazën e parë. Por në javët e fundit skuadra ka pësuar rënie të lirë, duke barazuar në tri ndeshje radhazi. Fitorja e parë për vitin 2023 nuk ka ardhur ende.

Klubi lajmëroi në mbrëmjen e së hënës largimin e trajnerit Srgjan Zaharieski, ndërsa menjëherë ka menduar për pasuesin e tij. Drejtuesit kanë besim se Duro ka aftësinë e duhur të rikthejë skuadrën në rrugën e duhur drejt objektivit titull falë eksperiencës së madhe.

Lexo edhe:

63-vjeçari është shpallur një herë kampion i Shqipërisë, në sezonin 2010-2011 me ekipin e Skënderbeut. Ndërkohë eksperti i trajningut shqiptar ka fituar një herë dhe Kupën e Shqipërisë, po me ekipin korçar. Në karrierën e tij, krahas Skënderbeut Duro ka drejtuar Besën e Kavajës, Vllazninë, Partizanin, Flamurtarin, Kukësin, Laçin dhe Egnatian në Superiore.

Por edhe Dritën në Kosovë. Pas Shkëndijës, ai pritet që të ketë aventurën e dytë në Maqedoninë e Veriut. Këtë herë me ekipin e Strugës, që pas 29 javësh ndodhet në vendin e parë me 39 pikë, dy më tepër se Shkupi që ka luajtur një ndeshje më pak.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...