Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: E prisja më të vështirë, kemi skuadër të kompletuar

Kukësi mori një tjetër fitore, këtë herë në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë dhe u shkëput në krye me 30 pikë, tre më shumë se Bylisi i vendit të dytë, ndërsa trajneri Shpëtim Duro vlerësoi performancën e të tijve dhe deklaroi se nuk ka nevojë për ndryshime në janar.

Një tjetër fitore, që ju shkëput në krye dhe konfirmon momentin e mirë që po kaloni?
Sot ka qenë një fitore shumë e rëndësishme, ndaj një skuadre që ishte e vendosur shumë mirë. Sot e prisja ndeshje më të vështirë, por mendoj se duhet ta zgjidhnim më shpejt. Vetëm një gol avantazh të krijon tension. Janë gjëra që edhe mund të rrezikohet fitorja. Duhet të shkonin 2-0 ose 3-0 që pjesën e parë, por gjithsesi skuadra ka luajtur shumë mirë. Duhet të ishim më të qetë gjatë ndeshjes, por edhe këto fitoret kështu, kanë bukurinë e vetë. Vllaznia nuk ka pasur asnjë rast. Kemi shumë ndeshje që po luajmë mirë. Skuadra është e plotë, kondicioni fizik është i mirë. Më prishi punë dëmtimi i Musollit dhe Limajt. Lojtarët që u aktivizuan ishin mjaft pozitive.

A do të doje Karabecin dhe Jashanicën në janar?
Unë kam parë emra në gazetë, por ne jemi skuadër e kompletuar dhe nuk kam qejf të bëj shumë lëvizje. Skuadra është mirë, por do shikojmë se çfarë mund të bëjmë.

Kush është skuadra më e fortë pas Kukësit?
Ajo që është në vend të dytë! (Bylis)

Sa i kënaqur jeni me lëvizjet në pjesën e dytë?
Vllaznia ka 2 qendërmbrojtës shtatlartë, ndaj kishim punuar me tërheqjen e Shkurtajt dhe futjen e Ethemit dhe Rrocës. Gjithçka funksionoi mirë dhe skema rezultoi efikase. Dalja e Limajt ishte e detyruar. Në pjesën e dytë kalova me 3 në qendër. Lulaj është lojtar taktik, përshtatet mirë me skuadrën, funksionoi shumë mirë, nuk na krijoi asnjë situatë Vllaznia, me përjashtim të golit. Musta doli se ishte i dëmtuar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...