Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Fitore e rëndësishme, por Vllaznia është 99% kampione!

Pjesërisht i kënaqur Shpëtim Duro për suksesin që arriti Laçi në kryeqytet ndaj Tiranës. Por pavarsisht fitores, trajneri i kurbinasve qëndron me këmbë në tokë, duke theksuar se dy rezultatet jo të mira ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut nuk mund të harrohen. Përsa i përket çështjes titull, Duro shikon Vllazninë 99% kampione.

“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme, për vetë momentin që ndodheshim. Moralisht ishim të rënduar. Punuam psikologjikisht, për të reaguar që ka vlera. Është ajo skuadër që ka luajtur me të fortat. Sot tregoi vlerat gjatë gjithë ndeshjes”.

“Fjala arkë kursimi është e rëndë. Bilancin me Tiranën e kam pasur pozitiv. Më mundën vjet me Kukësin, ajo ndeshje që më kushtoi titullin. Në 10-15 vite e kam bilancin pozitiv me të”, tha mes të tjerash Duro pas ndeshjes që Laçi e fitoi me një gol të Mentor Mazrekajt.

“Jo vetëm se shënoi, por është futbollist që është më mirë fizikisht se kur ishte te Partizani. Skuadra lirohet kur ai merr topin. Është lojtari më i rëndësishëm për momentin. Sa i takon Nwabueze, është ndeshja e dytë që luan me mua. Ishte në dyshim sot, por me atë terren të vështirë jam i kënaqur me të”.

“Rastet e humbura? Nuk jam shumë i kënaqur, pasi mërzitja ime vazhdon për pikët e lëna me Skënderbeun dhe Apoloninë. Sot ishte reagim, kundër një ekipi si Tirana. Kam folur për ndeshjen me Apoloninë, ku arbitri ndikoi. Me Skënderbeun luajtëm mirë dhe u goditëm në një moment.Skuadra të tilla të hapin probleme. Më kënaq loja dhe reagimi. Nuk pësuam gol, por e vërtetë është se duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Kishim shumë raste. Në pushim skuadra ishte e bindur që do shënonte. Kishim situata shumë para porte”.

“Pikët e lëna nuk rikuperohen, por jam i gëzuar për fitoren me Tiranën. Pikët nuk kthehen pas. E kam marrë skuadrën në vendet e fundit, u ngjitëm. Nuk duhet të gabojmë, pasi Vllaznia nuk ka gabuar. E shoh të vështirë ta kapin edhe Partizani e Teuta. E shoh të vështirë që skudrat të kenë vazhdimësi fitoresh”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...