Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro i lumtur për fitoren: Ja çfarë kam ndryshuar te Kamza

I kënaqur me lojën e skuadrës së tij por edhe me rezultatin. Në emisionin Gol pas Goli në Supersport, Klodian Duro vlerësoi me nota tepër pozitive paraqitjen e Kamzës ndaj Kastriotit, ndeshje në të cilën bëri edhe debutimin e tij në Superiore në stolin e skuadrës nga periferia e kryeqytetit.

Si ndiheni pas kësaj fitoreje?

Ndjesi shumë e mirë, jo vetëm rikthimi por edhe fitorja, pasi të gjitha ndeshjet në Superiore janë të forta. Jam i kënaqur, sepse e nisëm me këmbën e mbarë në Kupë, dhe edhe sot, edhe në lojë e rezultat.

Çfarë i ndryshuat kësaj Kamze?

Ne kemi punuar që nga dita e parë. Kam gjetur një dëshirë për të punuar, ashtu siç e mendoj unë futbollin. Futbollistët kanë dhënë gjithçka, pasi unë mund të zhvilloj shumë taktika, por në fund ata janë interpretuesit në fushë, dhe sot morën 3 pikë me shumë vlera.

Çfarë ekipi gjetët?

Gjeta një ekip të mirë organizuar, si në instancat e klubit, por mbi të gjitha gjeta futbollistët e duhur për të shprehur idetë që kam për futbollin. Që nga dita e parë deri më sot jemi rritur. Gjërat vijnë duke punuar, jo se erdhi thjesht Duro. Kemi ende për të rregulluar, por sot hodhëm hapin e parë, dhe tani do shohim për hapat e tjerë.

Do i arrini objektivat?

Na duhet shumë përqendrim. Deri në janar do të jemi kështu, por nuk është se do të rregullojmë shumë gjëra në merkato. Do doja të shijonim këtë tre pikësh në këtë moment, por jam i bindur se do të bëjmë gjëra të bukura në këtë sezon.

Martinena dhe Plaku, a plotësojnë njëri-tjetrin, në qendër të sulmit?

Është një luks për mua t’i kem të dy. Ata plotësojnë njëri-tjetrin, por do isha shumë i kënaqur nëse do shënonin të dy, pasi i patën mundësitë. Në takimin tjetër, besoj që edhe Martinena do jetë në listën e golashënuesve. Fukui dhe Roloviç ndërthuren mjaft mirë në taktikën tonë. Nga ndeshja në ndeshje, futbollistët do dalin para portës dhe do shënojnë. Nuk mjafton veëtm vendosja e mirë, por duhet të shënojmë.

Në eksperiencën e parë kishit Kukësin, tani me Kamzën, keni të njëjtat objektiva?

Unë jam mësuar kudo që kam luajtur, dhe tani që fillova karrierën te Kukësi, për fatin tim të mirë të fitoj. Nuk di një mënyrë tjetër loje. E dimë që është e vështirë, por na pëlqen dhe do vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, të jemi më të plotë dhe të sigurt në ndeshjet tona.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...