Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Keqardhje për Partizanin, por jam profesionist

Shpëtim Duro shprehu keqardhje që i shkaktoi humbjen e 3-të Partizanit, por tregoi se si profesionist është në shërbim të Flamurtarit. Ai u shpreh i kënaqur për mënyrën e lojës dhe mbi të gjitha për 3 pikët mjaft të rëndësishme, aq më tepër ndaj një rivali direkt.

“Natyrisht që më vjen keq, që i shkaktuam humbjen Partizanit, për shkak të të kaluarës time këtu, por si profesionist mund të them se isha i motivuar të fitoja me Flamurtarin. Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe ishim përgatitur edhe psikologjikisht, që të vijmë për fitore në Tiranë”, tha Duro.

Trajneri i vlonjatëve nuk e mohoi se njihte mirë mirë forcat e Partizanit, por sërish meritat ia atribuoi grupit të tij të lojtarëve, për fitoren e marrë në kryeqytet.

“E njihja lojën e Partizanit dhe kërkova që të nxirrnim jashtë loje Trashin, që kishte qenë më i miri në këto ndeshje të fundit. Me këtë veprim ne kufizuam shumë rrezikshmërinë e të kuqve, ndërsa menaxhuam mirë lojën dhe mund të kishim shënuar edhe golin e dytë. Kam një skuadër të ndërtuar mjaft mirë, që mund të shkojë shumë larg. Ne nuk kemi objektiva për renditjen, por oreksi vejn duke ngrënë dhe me kalimin e javëve do të shohim se çfarë mund të synojmë”, tha trajneri i Flamurtarit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...