Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Na ka penalizuar mungesa e Nwabuezes, tani kanë rëndësi vetëm pikët

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro u shfaq mjaft i kënaqur me pikët e marra ndaj Apolonisë dhe theksoi se në këtë fazë të sezonit nuk kanë më rëndësi lojërat e bukura, por vetëm arritja e rezultateve, teksa theksoi sërish se Nwabueze i ka penalizuar jo pak kurbinasit këtë sezon.

Një fitore e vuajtur, por mjaft e rëndësishme…
Këto janë ndeshje shumë të vështira, pasi Apolonia ka lojtarë të mirë përpara dhe nuk ka përgjegjësinë që kemi ne. Në qoftë se do të bënim gabim sot, nuk do të kishte vlerë ndeshja e ardhshme, pasi jemi në fund të kampionatit dhe nuk ka më kohë për të korrigjuar. Mund ta zgjidhnim pak më shpejt pjesën e parë për ta bërë më të lehtë, por ishin 2-3 momente ku mund të na godisnin. Në këto momente ndikon rritmi i kampionatit, tensionet, temperaturat e larta, ndaj ka më shumë rëndësi marrja e tre pikëve.

Pse vuani kaq shumë për të shkuar te goli?
Ndeshjet i kemi zgjidhur me golat e mesfushorëve, pasi Harmon dhe Xhixha kanë 2 muaj që s’kanë shënuar. Harmon e ndihmon shumë skuadrën, por nuk është sulmues tipik goli, ndërsa Xhixha nuk është në nivelin e tij me situatën që ka kaluar. Deliu, Lushkja dhe Zylfiu kanë bërë ndeshje shumë të mirë.

Ndoshta nuk duhej të kishit pritur aq shumë në pjesën e parë…
Ne nuk pritëm, Apolonia ishte në pritje për të shfrytëzuar daljet me topat e gjatë. Ne e kishim nën kontroll lojën nga fillimi deri në fund, ishim të kujdesshëm mbrapa. Barazimi do të ishte skandaloz në këto momente, rëndësi ka fitorja.

Pse vuani kaq shumë ndaj skuadrave të poshtme të renditjes?
Ne me skuadrat e forta kemi qenë superiorë, por frikë kam skuadrat si Apolonia, pasi kur nuk ke sulmues goli, situata vështirësohet. Me skuadrat e forta ndryshon fizionomia e lojës. Me pikët e lënë me Apoloninë dhe Kastriotin do të ishin në vend të parë dhe të shkëputur. Në qoftë se do të ishte Nwabueze i vjetshëm, jam i bindur që do të ishim shumë pikë para, pasi ai i zgjidhte shumë mirë ndeshjet, me skuadrat e poshtme të renditjes.

Keni lidhje të fortë me Partizanin, por a do të bëni tifo për Skënderbeun sonte?
Partizani ka pasur sy e vesh nga ndeshja e Apolonisë, ndaj i kisha venë objektiv vetes fitoren dhe tani jam i qetë. Unë kam luajtur 5 ndeshje me Partizanin këtë vit dhe kam dhënë maksimumin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...