Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Na kënaq barazimi, qëllimi ynë është mbyllja e kampionatit në vend të dytë

Për trajnerin e Laçit Shpëtim Duron barazimin daj Kukësit ishte një rezultat i kënaqshëm.

Në emisionin “Gol pas Goli” tekniku theksoi se duke ditur faktin që luanin ndaj një rivali direkt, e mbi të gjitha në shtëpinë e tyre edhe rezultati i marrë e bën të ndjehet mirë.

Duro foli edhe për stadium e “verilindorëve”, “Kukës Arena”, për të cilin u shpreh që u jep skuadrave autoritet.

Barazimi:Sigurisht që barazimi ishte super i merituar, por me pak kujdes edhe mund ta kishim fituar.”

Mazrekaj nuk ishte në formën më të mirë: “Mazrekaj luajti shumë mirë, në çdo kontakt me topin ka qenë shumë i mirë. Sigurisht që nuk ka qenë i shkëlqyeshëm, por ishte me shumë rëndësi për skuadrën. Të gjithë mendonin se do e fitonte Kukësi, por nuk fitohet me inaugurime, sigurisht është një investim i madh. Këtë i thash çunave ne do të luajmë futboll dhe bënë një lojë të bukur.”

Si të duket stadiumi? “Ne mezi e prisnim para se të vinim, janë ambiente që e rrisin personalitetin dhe autoritetin e skuadrës si vendases dhe tonës. Është diçka e bukur për infrastrukturën dhe e rrit futbollin tonë nga viti në vit. Kjo dekadë ka qenë fantastike sa i përket infrastrukturës.”

Rezultati:Jam super i kënaqur, unë erdha ta fitoj ndeshjen, por edhe barazimi është mirë dhe jemi totalisht brenda objektivave. Unë kisha parashikuar se në këto ndeshje djemtë nuk mund të krijojnë shumë raste, por ashtu si dhe ndaj Vllaznisë, barazimi më kënaq.”

I kënaqur me barazimet? “Duhet të bësh llogari Jetmir, edhe Vllazninë edhe Kukësin i kishim kundërshtar direkt, pasi kanë mbetur dhe pak ndeshje dhe po mbajmë vendin e dytë dhe është një arritje nëse dalim në vend të dytë.”

Vendi i dytë:Është një arritje historike nëse dalim në vendin e dytë akoma më shumë nëse do të fitojmë Kupën. Nëse nuk do të shkëputesha që nga periudha e verës, jam i bindur që kjo skuadër do konkurronte për titullin kampion, pa i hequr meritat Tiranës, por edhe skuadrat e tjera si Laçi, Kukësi dhe Vllaznia e Partizani kanë bërë gabime gjatë kampionatit.”

Loja e bukur e Laçit: “Kukësi ka lojtarë shumë të mirë siç janë Feijao dhe Basa, megjithatë ishin spektatorë sot prej mbulimit të skuadrës sonë. Edhe mbulimi i Gjelbrim Taipit nga Shehu, të cilin duhet të them që bëri një ndeshje shumë të mirë.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...