Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Duro: Na pret një betejë e ashpër, do japim gjithçka për t’u kualifikuar!

Shpëtim Duro mbetet me këmbë në tokë. Pavarsisht suksesit 1-0 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League ndaj Universitateas së Craiovës dhe problemeve që kanë patur rivalët në ditët e fundit, në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide trajneri i kurbinasve theksoi se Universitatea mbetet favorite për kalimin e turit, edhe pse Laçi do të japë maksimumin në këtë sfidë.

“Është ndeshje e fortë, duke pasur parasysh pretendimet e kundërshtarit. Ka qenë favorite në letër. Në ndeshjen e parë shkoi gjithçka mirë, por na pret betejë e ashpër në Kraiovë, por ne do bëjmë maksimumin dhe të shohim si do shkojë ndeshja.Kemi bërë 6 javë përgatitje dhe për dy javë kemi bërë 3 ndeshje dhe pjesa pozitive është se nuk kemi asnjë dëmtim, skuadra është e plotë. Skuadra është me moral të mirë pas ndeshjes së parë dhe është hapur oreksi për të bërë mirë ndeshjen e dytë. Të japim maksimumin, pastaj të shohim si shkon ndeshja”, përfundoi Duro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...