Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Na u mohua një penallti, 7 pikë në 3 ndeshje më kënaqin

As barazimi ndaj Laçit nuk demoralizon Shpëtim Duron që është i kënaqur me paraqitjet e Kukësit të tij në 3 javët e para. Duro ka bindjen se skuadrës së tij iu mohua një penallti në pjesën e parë ndërsa në intervistën e tij për Supersport foli edhe për individë të veçantë.

E prisnit që ndalesa e ekipit tuaj të vin te ndaj Laçit?

Në futboll pranohen të treja rezultatet, kur përballë ke edhe një ekip si Laçi, i kompletuar, dhe ka 3-4 që luajnë bashkë. Ekipi jonë, edhe me ardhjet e reja, kemi bërë 4 ndeshje. E kisha frikë, edhe me temperaturat e larta, u ndalëm. Gjithsesi, jam i kënaqur se si e përballoi ekipi ndeshjen. Ishte një pakujdesi, në një kundërsulm që pësuam. Por, edhe me zëvendësimet, i dhanë një freski ekipit. Barazuam, edhe mund ta fitonim ndeshjen, sepse pashë një Laç të dorëzuar gjysmën e pjesës së dytë.

I kënaqur me 7 pikë?

Jam i kënaqur. Edhe për sot, më vjen keq. Laçi ka shkuar vetëm nëj herë në portë. Edhe mbrojtësit kanë një lloj përgjegjësie, por në një moment, duhej t’i ndihmonte edhe portieri, të reagonte më mirë. Gjithsesi, rëndësi ka që barazuam. Kampionati është normal dhe i gjatë, por jam i kënaqur nga lojtarët, edhe pse janë të lodhur shumë me ngarkesë. Ky pushimi do na qetësojë shumë.

Kukësi me shumë oshilacione sot. Kur shënuat, pashë një ekip që nuk ka problem me gjendje fizike, sepse Laçi ishte vetëm prapa…

Edhe pjesën e parë, nuk patëm atë ritëm si në fund. Laçi ishte gjithmonë në fushën e vet, kërkonte të shfrytëzonte ndonjë kundërsulm. Lojën ne e kemi bërë. Thashë, që lojtarët më të mirë e kanë ndjerë lodhjen. Por, ndërrimet e bëra i dhanë freski, edhe spostimi i Mustës në mesin e fushës. Duke parë këto probleme, ngarkesën, temperaturat, unë jam i kënaqur me ekipin.

Luajtët mirë, kontrolluat lojën, a besonit deri në fund se mund të fitonit?

Këto janë ndeshje të vështira, një episod i lojës ndryshon komplet. Ishte një penallti, që vetëm arbitrat tanë nuk e japin. Të tre ishin dakord për penallti, vetëm njëri jo. Po të shënonim, do kishim më shumë autoritet, ndaj një Laçi që nuk besoj do na rrezikonte. Fati i tyre që shënuan, dhe ne barazuam pastaj. Ndoshta do na ndodhi edhe ne që favorizohemi në të ardhmen, por ishte një penallti që nuk e kuptoj pse heziton kryesori. Anësori, si mund të mos e japë një ndërhyrje brutale nga prapa. Gjyqtari, kolegët e tij, të gjithë stafi i federatës u çuditën. Nuk kishte vend për komente.

A ka ekipi një lojtar tjetër si Musolli për ta bërë atë rol?

Laçi është skuadër e rrezikshme. Humbi me Skënderbeun, por ka dalë 5 herë para portës. Prandaj, thashë që e kontrolluam mirë kundërsulmin e tyre. Nuk rrezikuan, në asnjë moment veç golit. Kur ata nuk na kanë kapur në befasi, them që është pozitive. Për sa i përket Musollit, ai është lider dhe me përvojë në atë pozicion, të rrallë janë lojtarët që luajnë si ai. Por, kam vlerësuar Limajn, që ka qenë lojtari më i mirë në këto ndeshje. Por, në 12 ditë, 4 ndeshje, ndihet edhe lodhja tek ai.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...