Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Ndaj Lushnjës vlerësim maksimal, duam vetëm 3 pikët

Java 11 e Kategorisë Superiore do të nisë me sfidën e ‘Roza Haxhiut’, ndërmjet Lushnjës dhe Flamurtarit. Vlonjatët shkojnë në këtë duel, pas një paraqitjeje të mirë me Skënderbeun, por mbi të gjitha me akuzat mbi gjykimin dhe cënimin e garës.

Kuqezinjtë kanë pasur në dispozicion vetëm dy ditë kohë për të përgatitur duelin me lagunarët, që në krahun tjetër nuk luajtën në mesjavë. Diçka e tillë nuk është pëlqyer nga kuqezinjtë, me trajnerin Shpëtim Duro që evidenton kështu favorizimin e kundërshtarit.

“Ndeshjet janë shumë shpejt dhe ky është cënim i garës. Nuk ishim dakord për këtë kalendar, megjithatë të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, pavarësisht pozicionit në klasifikim duhet vlerësuar kundërshtari”, u shpreh Duro.

Flamurtari vjen nga 3 ndeshje me rivalë shumë të fortë, ku ka arritur të mposhtë Partizanin dhe të marrë më pas dy barazime në shtëpi, me Kukësin dhe Skënderbeun. Ndaj Lushnjës mund të jetë një sfidë që nuk ka sharmin e 3 dueleve të fundit, por mbetet po aq e rëndësishme sa të tjerat.

“Kemi pasur 3 ndeshje të rëndësishme, ku kemi luajtur mirë dhe kemi marrë pikë. Ka vështirësi me skuadra të vogla por duhet vlerësim pasi janë të gjitha ekipe të Superiores, të gjitha kanë ambicie dhe duhet djersitur për të arritur rezultatet. Edhe me Lushnjën duhet përkushtim maksimal, pasi ata janë në vend të fundit, por janë edhe 3 faza. Nuk ka eufori pasi kampionati është i gjatë. Nuk duhet nënvlerësim”, tha trajneri Duro.

Tek Flamurtari rikthehet Pollozhani, por mungon Bici, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Duro konfirmon që do të ketë lëvizje në formacion ndaj Lushnjës, por nuk preferon të bëjë të ditur emra.

“Do ketë ndryshime në formacion, pasi mungon Bici dhe ne kemi vetëm dy ditë që kemi luajtur. Në varësi të kundërshtarit, do të vendos lojtarët dhe skemën që do të përdor”, tha trajneri i Flamurtarit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...