Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Ndeshja jonë më e dobët, futbolli luhet në fushë!

Në intervistën e tij për emisionin Gol pas Goli në Supersport pas përfundimit të sfidës Luftëtari-Kukësi që u mbyll 0-0, trajneri i verilindorëve Shpëtim Duro e pranoi se ndeshjet fitohen në fushë dhe jo në letër dhe se skuadra e tij bëri një figurë të keqe ndaj një Luftëtari që tregoi grintë dhe dëshirë.

Çfarë nuk funksionoi sot?

Të arrish fitoren duhet sakrificë dhe agresivitet. Pjesa e parë ka qenë jashtë pritshmërive, pjesën e dytë kemi dominuar. Por nuk ia kemi dalë të shënojmë, ndaj një kundërshtari që na tregoi se futbolli është i çuditshëm. Është një skuadër që me të rinjtë të krijojnë probleme. Ia u kisha thënë edhe lojtarëve që të mos e merrnin si një ndeshje të lehtë.

Të gjitha ekipet kryesuese kanë pasur probleme me këto skuadra. Sot nuk pranohej ky hap fals. Futbolli duhet të fitohet në fushë jo me deklarata. Janë disa futbollistë që mendojë se janë dikush. Por fitorja arrihet duke luajtur. Ia u kam thënë lojtarëve që kanë luajtur me Luftëtarin, që këto djem akutal duan të afirmohen.

Qarkullimi i topit afër portës?

Ne kishim zotërim të topit, por ka pasur edhe momente të ngadalta. E kisha frikë pasi terreni ishte i keq sot. E ndjeja që do ta kishim të vështirë, pasi të krijonë këto probleme të qarkullimit.

A ishte kjo ndeshja me dobët e Kukësit? A është një çështje përgjegjësie nga lojtarët?

Nuk jam dakord, çdo ndeshje ka historinë e saj. Janë këto çuna që e kanë çuar Kukësin deri këtu. Ne do të punojmë për të rregulluar këto. Deri dje kanë bërë paraqitje të mira dhe kanë arritur deri këtu. Duhej fitorja patjetër, nuk ishte ndeshja më e dobët, pasi skuadra luajti. Nuk ka justifikim pasi duhetj fituar.

Goli i anuluar?

Siç na kanë penalizuar ne, edhe në fazat e para. E kam parë në momentin e parë që gjyqtari ka akorduar goditje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...