Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Ndeshja më e dobët e Laçit në drejtimin tim, gjyqtari na penalizoi!

Shpëtim Duro në mikrofonin e Supersport pas humbjes që pësoi Laçi i tij në transfertën fierake ndaj Apolonisë. Në analizën që i bëri ndeshjes trajneri i kurbinasve vuri në dukje edhe gabimet e gjyqtarit që ndikuan drejtpërdrejt në rezultat.

“Ishte ndeshja më e dobët në drejtimin tim. Nuk e prisja këtë reagim të skuadrës. Këto janë ndeshje të vështira për tu fituar dhe episodet vendosin ndeshjet Gabuam te momenti i golit de po të ishte shënuar në fund të pjesës së parë do ishte rrjedhë tjetër. Goli i anuluar? Komunikova me asistentin dhe më tha se nuk e pa. Nuk e di për çfarë punë është aty. Në pjesën e dytë Apolonia u mbrojt shumë pastaj. Është gol i rregullt, por nuk kemi ç’bëjmë. Gjithsesi, nuk jam i kënaqur me skuadrën në tërësi në këtë ndeshje”.

“Goli i Apolonisë? Tani po e shikoj. Gjatë ndeshjes nuk kam pretenduar për faull. Këtu është faull dhe ne s’na jep golin. Këto dy momente vendosin rezultatin e ndeshjes. Kam tre ndeshje jashtë Barazuam me Teutën, humbë me Krujën, por luajtëm mirë”.

“Sot nuk luajtëm mirë, por sërish më vjen keq që vendosën episodet në disfavor. Nuk ishte skuadra që ka qenë. Këtu erreni nuk është si në Laç, por në të tilla ndeshje duhet të fitosh duelet dhe të mos bësh gabime. Nëse pëson gol ndaj të tillë kundërshtarësh është e vështirë të kthehesh sepse mbrohen shumë e shtyjnë lojën”.

“I kam frikë të tilla ndeshje. Çdo betejë ka historinë e saj. Në të tilla kushte këto ndeshje bëhen të vështira dhe komplekse dhe vendosen edhe nga faktorë të tjerë. Më vjen keq sepse nuk e kisha menduar kështu”, u shpreh Duro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...