Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Duro në “Zona Gol”: Panucci duhet të stabilizojë skuadrën, te Kamza kisha nevojë për kohë

Ish fantazisti i Kombëtares Shqiptare dhe ish trajneri i Kamzës, Klodian Duro ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” në Supersport.

Ai foli për eksperiencën e tij te skuadra nga periferia e kryeqytetit, ku u shkarkua para 20 ditëve, ndërsa iu bashkua diskutimit edhe për tema të tjera sportive, të trajtuara në emision.

Cilën ndeshje ndoqe mbrëmjen e sotme?
Pashë sfidën mes Lazios dhe Milanit, një sfidë shumë e luftuar dhe e vlerësuar nga të dy skuadrat, gjë që u konfirmua edhe nga golat, që u shënuan në minutat e fundit.

Çfarë mund të ndryshojë Panucci për edicionin e eliminatoreve të Euro 2020?
Mendoj se gjatë gjithë kësaj kohe Panucci e ka krijuar idenë e plotë për të gjithë futbollistët dhe të gjithë ekipin. Ka një panoramë të qartë dhe tashmë do të duhet të punojë për të gjetur një modul loje të qëndrueshëm dhe për të ndërtuar një formacion të parë. Për më tepër, besoj se duhet të krijojë një ambient në ngrohtë në grumbullimet e Kombëtares Shqiptare.

Panucci është me fat që ka një president si Duka, sepse në Superiore do të ishte shkarkuar tashmë…
Normalisht unë e njoh nga afër Dukën dhe e di që është një president që i mendon mirë gjërat, para se të kalojë te vendimet. Kjo është diçka pozitive, pasi të jep mundësinë të krijosh stabilitet në punë, jo vetëm për Panuccin, por për këdo.

Mendoni se duhet konfirmuar?
Panucci ka një kontratë me Kombëtaren Shqiptare dhe palët duhet të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë për pikat që janë bërë mirë dhe ato që duhen bërë ndryshe gjatë kësaj kohe. Pas një diskutimi të plotë në tryezë, mund të gjykohet se çfarë mund të bëhet me të ardhmen e tij. Unë mendoj se Panucci duhet të kishte krijaur një fizionomi të skuadrës dhe një mënyrë të qartë loje, por tashmë duhet të shohë përpara për ta bërë këtë.

Më mirë trajner klubi, apo trajner përfaqësueseje?
Kur je trajner i një përfaqësueseje mund të përzgjedhësh lojtarët që do dhe t’i ndryshosh nga ndeshja në ndeshje, ndaj mendoj se kjo është pozitive. Sa i përket klubit, ti e krijon skuadrën në verë dhe nëse diçka nuk shkon mirë, nuk ke mundësi ta rikuperosh deri në merkaton e ardhshme.

Si ishte eksperienca juaj te Kamza?
Më e vështira në futboll është të marrësh rezultatin, por ky i fundit vjen pasi të kesh krijuar një mënyrë loje, harmonizim dhe logjikë për të shkuar te golat dhe fitoret. Është e vërtetë që më pëlqen loja sulmuese, kjo edhe për shkak të mënyrës time të lojës, kur kam qenë futbollist. Mora drejtimin e Kamzës pasi mu premtua se do të më lihej dorë e lirë brenda skuadrës dhe arritëm të harmonizonim futbollistët në fushë e lojës dhe e nisëm mjaft mirë në ndeshjet e para. Më pas ndeshjet erdhën duke u vështirësuar dhe pësuam disa humbje, ndonëse në disa ndeshje merituam shumë më tepër, pasi u mposhtëm edhe pse luajtëm më mirë se kundërshtari.

U ndjeve i tradhtuar?
As nuk e kam menduar dhe as nuk dua ta mendoj këtë. Kam punuar dhe bashkëpunuar shumë mirë me presidentin Qarri dhe do ta ruaj si diçka mjaft të mirë këtë eksperiencë. Me gjithë mungesat e vazhdueshme që kemi pasur, ne krijuam një mënyrë loje tonën, por për fat të keq rezultatet nuk ishin në favorin tonë. Unë jam me parimin që problemet të mbeten brenda familjes dhe unë i kam lënë të tilla, të paktën deri në fund të sezonit, ku shpresoj që Kamza të shpëtojë. Unë jam i kënaqur me këtë eksperiencë, pavarësisht mungesës së rezultateve, që penalizuan edhe punën time, ndonëse jam i bindur që bashkë me lojtarët, krijuam një ide shumë të mirë loje. Ndoshta fati, por edhe ndikimi i gjykimit në disa raste, bënë që rezultatet të mos ishin në favorin tonë.

A u mërzitët që u shkarkuat? A e konsideroni të duhur, kohën kur u shkarkuat?
Unë mendoj pozitivisht dhe nuk dua të shoh gjërat në mënyrë negative. Nuk më vjen mirë kur shkarkohet një trajner, pasi të gjithë punojnë me profesionalizëm dhe duan rezultate. Unë isha i bindur që kishim punuar shumë mirë dhe kishim arritur të prodhojmë lojë shumë të bukur, ndaj e dija që rezultatet herët apo vonë do të vinin. Me Teutën luajtëm shumë mirë dhe mund të kishim dyfishuar rezultatin, por në fund u ndëshkuam nga një penallti e dyshimtë, që futi në lojë durrsakët dhe bëri që ne të humbnim ndeshjen. Tani mua më ngelet vetëm t’u uroj suksese të gjithëve te Kamza dhe besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalin të mbijetojnë në Superiore.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...