Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Nuk e kuptova reagimin e Lerdës, u befasova nga rreshtimi i Partizanit

Kukësi mori një pikë në Tiranë përballë Partizanit, ndërsa trajneri i verilindorëve Shpëtim Duro, në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pranoi se është i kënaqur me rezultatin dhe lojën e të tijve.

Të zhgënjen apo të jep kënaqësi ky barazim sot?
Nuk jam i zhgënjyer, pasi unë e kam thënë edhe para ndeshjes, që ishte sfidë e vështirë. Partizani ishte me moral të lartë dhe një fitore e tyre sot do na krijonte probleme. Objektivi primar ishte fitorja, por objektivi minimal ishte barazimi dhe jam i kënaqur. Kampionati është i gjatë, e rëndësishme është që Partizani mos të shkëputej. Unë mendoj se Kukësi është më i fortë, pasi kemi fituar ndeshjen e parë, barazuam sot në “Selman Stërmasi”, ndaj një tifozerie të madhe dhe të zjarrtë, jo si ne që jemi pa shtëpi dhe nuk e dimë ku luajmë.

Çfarë ndodhi me trajnerin Lerda?
E njoh nga afër Lerdën, por nuk e kuptova atë reagim të tij. Trajnerët nuk duhet të përfshihen në atë çfarë ndodh në fushë. Duhet ta kishim bërë mbledhjen para ndeshjes dhe të bënim pakt për sa i përket vonesave të lojës.

Lojtarët e Kukësit kanë gabuar shumë pasime sot…
Kemi humbur topa të thjeshtë, që mund të na dëmtonin, por për mua është pozitive që skuadra ishte e vendosur mirë. Kemi gabuar në pasin final, por jam i sigurt se po të ishim 3 pikë para, do ishte diçka tjetër. E rëndësishme për ne do ishte që Partizani të mos shkëputej.

Vendosjen me 5 e kishe punuar në stërvitje?
Unë kisha punuar gjatë gjithë javës që Partizani do luante me 4 mbrojtës. Para ndeshjes mora informacion që trajneri e ka vendosur me 5 mbrojtës, në atë moment bëra lëvizje dhe tërhoqa Musollin në qendër të mbrojtjes. Interpretimi i ndeshjes ishte i mirë. Në këto ndeshje mundësitë nuk janë të shumta. Kishim mundësitë me Abazajn, Rrocën dhe Mustën. Ishte ndeshje që kush shënonte fitonte. Në qoftë se do e dija që Partizani do luante me 5 mbrojtës, do bëja ndryshime gjatë javës. E bëra brenda për brenda lëvizjen.

Pse nuk aktivizuat Dakun, por Et’hemin në vend të Shkurtajt?
Zgjidhje teknike. Et’hemi u ka krijuar probleme me daljet vertikale, kundërshtarëve. Daku është më i ngadaltë dhe Partizani është më i fuqishëm në qendër të mbrojtjes, ndaj doja t’i befasoja me një lojtar të shpejtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...