Kategoria Superiore

Duro: Nwabueze nuk është më pjesë e Laçit, “qaj” pikët që kemi lënë me të voglat!

Shpëtim Duro u shfaq i kënaqur në mikrofonin e Supersport për fitoren 2-0 që arriti Laçi i tij në sfidën ndaj Kukësit, ndërkohë që në intervistën për Gol pas Goli timonieri i skuadrës kurbinase konfirmoi largimin nga Laçi të kryegolashënuesit të sezonit të kaluar, Kyrian Nwabueze.

NDESHJA- Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, duke pasur parasysh momentin ku ka ardhur kampionati. Kundërshtari është shumë cilësor, rëndësi në këto momente kishte fitorja. Këto janë ndeshjet e fundit. Ngarkesa fizike ka efektet e saj në të gjitha skuadrat. Temperaturat e larta e ulin rritmin e ndeshjes. Patëm edhe fat që kaluam shpejt në avantazh. Sot e kisha orientuar vetë skuadrën që pas shënimit të golit do të jemi në gjysmëfushën tonë dhe ta kundërsulmojmë, për të mos i dhënë hapësira kundërshtarit. Shkoi mirë, po të ishim më të kujdesshëm në finalizim, rezultati do të ishte më i thellë.

LOJTARËT E RINJ DHE MAZREKAJ- Mazrekajn e shikoja në pushim nga fizionomia, e mbaroi detyrën e vetë. Unë i kuptoj gjerat, ishin temperaturat e larta, plus nuk ka qenë 100%, 45 minuta ishin shumë mirë për Mazrekajn. Të rinjtë kanë kohë që po aktivizohen. E kanë justifikuar si Zylfiu, ashtu dhe Prenga, Bytyçi, apo dhe Deliu i vogël, që ka një fizionomi si Deliu i madh.

KARAKTERI I LAÇIT- Të katër ndeshjet e fazës së fundit, duhet t’i fitonim. Skuadra ka luajtur mirë. Ka pasur momente të mira, por ka pasur edhe situata të tilla si sot, që duhet të menaxhosh mënyrën e lojës. Jemi skuadër që me kundërshtarët jemi superiorë. Ndaj Partizanit kemi bilanc shumë pozitiv, ashtu si dhe me Vllazninë, Teutën. Kjo tregon forcën e skuadrës. Mungesat e shumta kanë ndikuar. Mungesa më e madhe ka qenë Nuabueze, i cili nuk është më pjesë e jona. Ka prerë biletën për në Amerikë, nuk është pjesë e skuadrës. Nëse do të ishte ai, jam i bindur që do të shënonte 20 gola, ka qenë një minus i madh mos prezenca e Nuabuezes në kampionat.

PROBLEME ME SKUADRAT E VOGLA- I qaj pikët që kemi lënë me Kastriotin, Skënderbeun dhe Apoloninë, kemi lënë afro 12 pikë. Kjo është arsye pse e vuaj Nuabuezen. Të kishte qenë 100% ai t’i zgjidhte këto ndeshje. Harmon e ka justifikuar veten, por nuk është finalizues si Nuabueze. Mazrekaj e ka ngritur skuadrën shumë, por ka munguar në disa ndeshje. Në ekipet që janë në dorën e dytë, duhen lojtarë cilësor në sulm, si Teuta, që pikët më të shumta i ka nga Dejvi Bregu. Kjo është arsye kryesore pse me kundërshtarët e dobët kemi vuajtur. Nuk i kemi shfrytëzuar momentet.

PENALLTIA E LUSHKJAS- Do e gjuante Mazrekaj, u çudita dhe unë, por nuk pranoi vetë, se kishte probleme këmbën. Në momentin që u dha penalltia tha nuk e godas, se kam këmbën”, u shpreh Duro.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency