Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Qajmë pikët e lëna më pare, prisni surpriza javën që vjen

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, për vete momentin tonë. Ishim në një moment psikologjik të mirë. Edhe ndaj Skënderbeut luajtëm mirë. Sot kishim një kundërshtar serioz dhe rival direkt. Ne na duhej fitorja patjetër, Tirana luante për dy rezultate. Ishte një ndeshje e mirë në planin taktik. Kanë dy lojtarë të mirë në sulm, si Seferin dhe Danson. Qëllimi ishte të bllokonim sulmin dhe mesfushën. Sheu dhe Deliu bënë mirë detyrën. Mazrekaj bën diferencën në ndeshje të tilla.”

Laç qan pikët e lëna: “Kemi bërë mirë në gjithë kampionatin. Ndaj skuadrave kryesuese jemi superiorë. Kemi gabuar me skuadra si Skënderbeu dhe Kastrioti, pikët me të cilat i qajmë. Do të ketë surpriza edhe kjo javë, e kam bindje këtë. E rëndësishme është të jemi në zonën e Europës. Është një kampionat i çuditshëm. Laçi duhet të fitojë me Teutën dhe pastaj të shikojmë fundin.

Bust në Laç: “Puna e titullit është ndonjëherë edhe çështje fati. Varet edhe në çfarë moment shkon në një skuadër. Duhet të shikojmë edhe konkurrencën. Ka trajnerë që e fitojnë pa konkurrencë dhe i ngrenë në piedestal. Nuk është njësoj si të dalësh kampion me Partizanin, Tiranën dhe Vllazninë. Unë e kam thënë që nuk kanë pasur një sulmues. Partizani ka sulmues që kanë shënuar të gjithë. Unë të gjitha golat i kam shënuar me mesfushorë.”

Mungesat: “Ka rikuperime, por sot dyshoj për Harmonin. Prenga është me kartonë. Në këtë faze  kemi aktivizuar shumë lojtarë të rinj, si Bytyqi, Prenga, Zylfiu, me këtë të fundit që i ka dhënë një fytyrë tjetër ekipit.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...